Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DOSSIER/Nuk ishte qeveria e Ismail Qemalit. Kjo është qeveria e parë shqiptare që njohu bota

09:13 / March 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turhan pashe permeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përpjekjet e Ismail Qemalit për krijimin e shtetit shqiptar dhe pavarësinë nga Turqia janë të njohura në të gjithë botën. Madje ishte ai që u përpoq të mbronte kufijtë shqiptarë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

7 mars 1914 shënon edhe 105-vjetorin e diplomacisë shqiptare, dhe Ministria e Jashtme ka publikuar në rubrikën e saj, “Historia e Diplomacisë Shqiptare”, dokumentet e përpjekjeve të para diplomatike të Shqipërisë. Kjo datë përkon me ardhjen në Durrës të Vilhelm Vidit, princi i zgjedhur nga konsensusi i fuqive të Mëdha pas vendimit të 23 korrikut 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Në zbatim të vendimit të 29 korrikut 1913 të Konferencës së Ambasadorëve në Londër e cila njohu shtetin e pavarur shqiptar në kufijtë e përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha,105 vite më parë, me 7 mars 1914, mbërriti në Durrës Vilhem Vidi në cilësinë e Princit të Shqipërisë i zgjedhur nga konsensusi i Fuqive të Mëdha.

Me 17 mars princi emëroi “ Qeverinë Definitive”. Në krye të saj si kryeministër e ministër i jashtëm u dekretua Turhan pashe Përmeti, me karriere diplomatike në Perandorinë Osmane. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i kaloi formalisht pushtetin e përkohshëm administrativ qeverisë së re në Principatën Shqiptare.

Përveç zgjidhjes së problemeve të mëdha brenda vendit, qeveria e re kishte detyrim që të ndërtonte shërbimin e jashtem të saj e të përcaktonte përparësitë e saj në politikën e jashtme, kryesisht në marrëdhëniet me Fuqitë e Mëdha dhe me vendet fqinje.

Ndryshe nga qeveria e Ismail Qemalit që i mungonte njohja ndërkombëtare, “Qeveria Definitive” e Turhan pashe Përmetit u pranua nga ndërkombëtarët si e para qeveri përfaqësuese e shtetit të pavarur shqiptar. Ajo u njoh nga shtetet evropiane e më gjërë të cilët dërguan edhe përfaqësuesit e tyre diplomatikë. Të parat që dërguan përfaqësuesit e tyre ishin Italia dhe Perandoria Austro-Hungareze. Nga ana tjetër shteti shqiptar i periudhës mars-shtator 1914 ishte i pari shtet me një shërbim diplomatik të zyrtarizuar dhe njohur nga faktori ndërkombëtar.

Vonesat në dërgimin e përfaqësuesve të parë diplomatikë të shtetit shqiptar erdhën vetëm për shkak të qëndrimit të Romës e Vjenës zyrtare, të cilët duke vënë në dyshim financat e shtetit shqiptar dhe cilësinë e stafit përfaqësues, sikurse për të pasë në kontroll orientimet e politikës së jashtme të shtetit të ri shqiptar, kërkuan që ta përfaqësonin ato shtetin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Kjo nuk gjeti konsensusin e faktorit ndërkombëtar.

Emërimet e përfaqësuesve diplomatikë të Ëieddit filluan në maj 1914 pas një shkrese që ai i dërgoi ne 6 maj 1914 kryeqyteteve të Evropës, ku i njoftonte për hipjen e tij në fronin e Princit në Principatën Shqiptare dhe shprehte dëshirën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë. Emërimi i parë ishte në Vjenë ku në postin e Ministrit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë u dërgua Syrja bej Vlora, ndërsa si Konsull i Përgjithshëm Nderi Bondi bej Vlora. Në Romë u emërua si Ministër Fuqiplotë Adamidh bej Frashëri, i cili pas dy muajve u zëvendësua me Myfid bej Libohovën. Në Greqi u emërua si Ministër Fuqiplote Mehmet bej Konica.

Në shtator 1914 filloi Lufta e Parë Botërore e cila i dha fund shtetit të Vidit dhe e ktheu Shqipërinë në shesh lufte të përplasjes së ushtrive kundërshtare.

Të gjitha dokumentet i lexoni këtu: 105 vite shërbimi diplomatik i shtetit të pavarur shqiptar, 1914-2019

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.