Sigurisht që këto ditë mendimi i parë shkon për ëngjëllin e vogël që humbi jetën. Ngushëllime familjes dhe të afërme të tijë. Qoftë i parajsës dhe xhenetit.
Shpresoj që organet kompetente të kryejnë procedurat sa më shpejt, por sidomos me drejtësi.
Të shkruash në ditët e sotme në një shoqëri kur të gjithë duan një kurban nuk është e lehtë. Si profesionit, si prind, si qytetarë, si shqipëtarë më bëri të reflektoj, më bëri të marë guximin të shkruaj dy rreshta. Në Shqipëri nuk flitet lirshëm, nuk tregohet realiteti ashtu siç është, por ashtu si disa njerëz duan ta shikojnë atë, pa përjashtuar asnjë fushë të jetës shqipëtare. Sot është e disata herë ku njerzit i kanë ndërsyer kundër mjekëve, pavarësisht faktit si është e vërteta. Por unë dua që realitetin ta shikojë në sy. Sot kur gjyqet janë të hapura si plebejt romake, si gijotinat franceze, si gjyqet komunsite ku nuk ka rëndësi kush gjykohet, e rëndësishme është që të bëjmë kurbane, tu japim njerëzve fajtorin e radhës! Sepse duhen matur me klikime dhe fitime, ku fatkeqësisht fitohet pa pune, pa djersitje. Po lexoja nje nje analizë të Prof. Janis Varoufakis që është i njohur në Britani dhe Europë. Ka botuar shumë libra në Filozofi dhe Ekonomi, që kanë bërë jehonë. Grek me origine.
“Idete e tija i kujtojne publikut se: 100 vjet më parë, në kapitalizëm, pasuria shkonte tek Al që punonte. Ndaj dhe përparoi aq shumë.
– Sot, fitimin nuk e merr ai që punon, por AMAZON, FACEBOOK, MARKETET,influencer, klikime e tjera, që nuk punojnë. Pra parazitet qe i lejon ky sistem”. Prandaj për të fituar pa mund dhe djers të çojnë në këto veprime. Më duket sikur jetojmë para 2.000 vjeësh kur Latinët shprehjen e tyre kishin: “MORTE TUA VITA MIA”( Vdekja jote jeta ime!
Sot këto gjyqe po i bëjnë televizionet, emisionet e mbrëmjes ku njerzit i shikojnë më shumë. Gjyqin e bëjnë portalet, moderatorët, gazetarët opinionistët, analistët dhe lloj lloj figurash të tjera, përveç mjekëve! Atë analizë profesionale duhet ta bëjnë mjekët, por askush prej tyre nuk është në ato ekrane për të folur. Kujt i shërbejnë këto gijotina? Si është e mundur që portalet e dinë të vërtetën para heteuesve dhe prokurorisë, para policisë dhe gjykatave? Të mbushësh mendjen një prindi që fëmijën ta vranë per para, që në mjekësinë shqipëtare ka vetëm KRIMINELË, kjo është e tmerrshme! Por kriminel po shëndetitërrohen një pjesë e këtyre emisioneve. Emisione që nuk i lejnë njerzit në dhimbjen e tyre, prindërit dhe gjyshërit të ndahen nga i dashuri i tyre! Disa televizione janë shëndërruar në gijotina ku të gjithë kërkojnë të shpëtojnë prej tyre pa e ditur që çdo dalje e Tiranës e ka një të tillë! Zotërinj gazetarë, analist, moderatorë që vetëm e vërteta nuk ju intereson, ju them me sinqeritet, me lutje, STOP GIJOTINAVE, lerini profesionistët të bëjnë punën e tyre, lerini institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të shprehen me fakte, të sbardhin të vërtetën. Mjeksia ka limitet dhe të papriturat e veta, gjë e cila tregohet edhe nga statistikat në të gjithë botën. Personalisht e njoh Dr. Xhaxhon si një nga profesionistët me të mirë në Shqipëri, si njeri të përgjegjshëm. GIJOTINST, edhe ne mjekët jemi prindër, qytetarë, punëtorë, profesionist, dhe njerëz si ju. Ne e jetojmë dhimbjen çdo ditë, ne e ndiejmë dhimbjen çdo ditë më shumë se ju, ne jetojmë çdo ditë me fatkeqësitë dhe mirësitë që na jep profesioni. NE LUFTOJMË ÇDO DITË ME VDEKJEN! Por lufta ka edhe pasoja që nuk varen nga ne. Nuk jemi të mbinatyrshëm, kemi limitet dhe të papriturat që profesioni ynë na lejon.
Pronarë të Gijotinave ju lutem, mbyllini ato, sepse Roland Xhaxhove shqipëtarë nuk po ju lini hapësirë, dinjitet, familje dhe profesion.
E di që i dini të gjitha, edhe mjekësinë aty në ekranet tuaja, siç bëjnë shpesh edhe politikanët, por mjekësia për dreq bëhet vetëm me vepra, me praktikë, me vullnet, me dëshirë, me studim, me pasion dhe si mision gjithë jetën, jo vetem me një transmetim televiziv, apo artikull. Nuk ju vrasin sytë, ndërgjegjen, njerzillikun tërë ajo urrejtje që krijoni? Mjekësia nuk është vetëm profesion, është mision!
Roland Xhaxhove po ju vjen fundi, nuk do ti gjeni më dot nga ky tmerr i pa mëshirshëm, nga ky tmerr i përhershëm, nga kjo shoqëri e sëmur që po krijoni!
Dr.Skënder Brataj