TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022

Ndodh puthja e parë te ‘Kepi i tundimeve’

23:34 / August 12, 2022

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

23:29 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Shëndeti

Dr.Skënder Brataj / Si të mbrohemi nga goditja nga të nxehtit

15:07 / July 26, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Janë në rritje gjendjet e përkeqësimit gjatë këtyre ditëve nga temperaturat e larta. Një rëndësi të veçantë ka njohja e goditjes nga të nxehtit dhe dhënia e ndihmës së parë.
Ja çfarë duhet të bëni për të reduktuar rreziqet.
Vala e të nxehtit do të vazhdojë të insistojë në të gjithë territorin edhe në ditët në vazhdim. Nga goditja e të nxehtit deri tek arresti i papritur kardiak, sëmundjet e lidhura me nxehtësinë vetëm po përshkallëzohen. Vala e jashtëzakonshme e të nxehtit, për fat të keq, nuk është pa pasoja në shëndetin tonë, veçanërisht kur nuk respektojmë rregullat për të përballuar këto temperatura ekstreme. Grupet më të prekura janë të moshuarit, veçanërisht pacientët me sëmundje kardio-respiratore, si dhe fëmijët shumë të vegjël. Urgjenca tjetër përveç Covid-19, tani është nxehtësia rekord, ku urgjencat janë të mbushura dhe kemi një rritje të thirrjeve drejt 127.
Është shumë e rëndësishme të parandalosh dhe të veprosh në raste urgjente. Nëse e dini se ajo ditë do të jetë jashtëzakonisht e nxehtë si në këto ditë, njerëzit më të brishtë duhet të mbrohen nga i nxehti.
Temperaturat dhe lagështia e lartë e ajrit mund të shkaktojnë një rritje të furnizimit me gjak të lëkurës për përballimin e shkëmbuimit të temeraturës. Në këto raste, zemra kontraktohet(rreh) më shpejt dhe qarkullon dy herë më shumë gjak në minutë sesa në një ditë normale. Për një zemër të sëmurë është dyfishim i punës. Nxehtësia dhe djersitja gjithashtu mund të zvogëlojnë sasinë e lëngjeve në trup, ulin vëllimin e gjakut dhe të çojnë në dehidrim. Nxehtësia mund të ndikojë negativisht tek të gjithë, por duhet t’u kushtojmë vëmendje të madhe atyre që kanë probleme me zemrën, mushkëritë, veshkat, të moshuarit që ndjekin një dietë me pak kripë ose natrium, njerëzit që kanë sëmundje të qarkullimit të gjakut, personat hipertensivë që marrin diuretikë, qetësues dhe medikamente për presionin e lartë të gjakut. Nëse merrni shumë ilaçe për hipertensionin, është e rëndësishme të konsultoheni me kardiologun ose mjekun e familjes për të verifikuar nevojën për të reduktuar terapinë antihipertensive kur temperatura rritet kaq shumë. Vëmendje ndaj disa medikamenteve për zemrën si beta-bllokuesit, frenuesit e ACE, bllokuesit e kanaleve të kalciumit dhe diuretikët. Ato mund të sinergjohen me të nxehtit dhe ekzagjerojnë reagimin e efekteve në trupin tonë ndaj nxehtësisë dhe shpesh duhet të rimodelohen. Po ashtu duhet të kenë kujdes ata që bëjnë aktivitet sportiv, të mos e kryejnë atë gjatë orëve të nxehta (nga mesdita deri në orën 15:00 sepse dielli zakonisht është më i fortë, duke e vënë personin në rrezik më të madh nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë).
Gjithashtu, ju duhet të hidratoheni duke pirë ujë para dhe veçanërisht gjatë dhe pas stërvitjes. Në përgjithësi, shmangni pijet me kafeinë ose alkool.
Le të kujtojmë kush janë simptomat e goditjes nga i nxehti: Dhimbje koke, marrje mendsh, dobësi, të përziera, të vjella, lëkurë e thatë, e nxehtë dhe e kuqe, frymëmarrje e shpejtë dhe e cekët, rritje të frekuencës kardiake, konvulsione, humbje të vetëdijes ose urinë e errët.
Rreziku real është i shtuar në verë edhe nga frekuenca në plazhe e personave me këto sëmundje kronike, ku shpesh herë mund të çojnë edhe në arrest të papritur kardiak.
Ja çfarë duhet bërë për të ulur rreziqet.
Pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore duhet të rishikojnë dozën e medikamenteve me mjekun, ato duhet të modifikohen sipas temperaturave. Evitimi i orëve të nxehta dhe ekspozimi i zgjatur në diell. Është e nevojshme të hidratoheni, të pini ujë dhe kripëra minerale duke favorizuar ushqimet e pasura me minerale si perimet dhe frutat. Mbajeni kokën, veçanërisht pjesën e qafës, të lagur dhe vendosni kapele të bardha, gjithashtu të lagura sepse kjo favorizon transferimin e nxehtësisë nga trupi në ambientin e jashtëm. Është e nevojshme të shmanget pirja e alkoolit, të kalosh një natë pa gjumë në klube dhe diskoteka dhe të vazhdosh të pish të nesërmen në plazh. Është një rrezik vdekjeprurës që shkakton evente sinkopale, siç e shohim te shumë të rinj në plazhe. Kur nuk ndihesh mirë rregulli i parë është të vendosesh në një ambient të freskët në hije dhe të ajrosur. Është shumë e rëndësishme të njohësh goditjen nga të nxehtit. Janë dy karakteristika themelore që duhet të shkaktojnë alarmin: Një koshienc e ndryshuar, domethënë personi është i përgjumur ose fillon të sillet në një mënyrë atipike, të thotë gjëra pa sens dhe ndalimi i djersitjes. Janë shenja rreziku serioz, përballë të cilëve duhet ndërhyrë sa më shpejt.
Goditja nga të nxehtit prodhon edemë të trurit dhe mund të krijojë mosfunksionim multiorganik dhe multisistemik të tij dhe mund të jetë fatal nëse nuk njihet dhe trajtohet menjëherë. Në këto raste, pasi ta keni çuar pacientin në hije në një vend të freskët dhe të ajrosur, është e nevojshme ta lagni, duke e mbështjellë me rroba të lagura, duke e lagur me ujë ose duke i vendosur copa akulli të mbështjella me peshqir, në të dy anët e qafës, nën sqetull dhe në inguine(në rrëzë të kofshës). Kjo procedurë ftohjeje duhet të zgjasë të paktën 20 minuta, duke pritur që të mbërrijë 127, e cila duhet të thirret menjëherë.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

23:29 / August 12, 2022

Rezulton e efektshme vaksina e parë kundër kancerit, çfarë thonë shkencëtarët

23:16 / August 11, 2022

Çfarë duhet të kenë kujdes gratë shtatzëna gjatë pushimeve ?

22:35 / August 11, 2022

Ethet e Nilit në Itali, tre të vdekur nga virusi në një javë

20:11 / August 11, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Përmbysja e kamionit me grurë në autostradë, reagon ashpër Erion Braçe: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet! Ju zotërinj të policisë…

21:46 / August 12, 2022

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, 8 të plagosur në spitalin e Fierit

21:21 / August 12, 2022

“Do ketë ‘non grata’ të tjerë”- Ambasadori britanik paralajmëron: Do bëhen rutinë! Deri në fund të vitit…

20:37 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ja përse në ashensorë ka gjithmonë pasqyrë

23:58 / August 12, 2022

Zbulohet këngëtarja e njohur shqiptare që do performojë në Sunny Hill në Tiranë

23:49 / August 12, 2022

Synimi i rradhës Hollywood-i, Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

23:44 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.