Në verë organizmi ul nevojat për kalori!
Prandaj përdorni pak kalori, pak yndyrna dhe shumë fruta. Përdorimi i perimeve dhe një hidratim i mjaftueshëm me ujë dhe lëngje të tjera janë strategjitë për të eliminuar gjendjet e lipotimive dhe gjendjet e këqia gjatë verës.
Tipike të stinës së verës janë rritje e gjendjeve të këqia, lipotimive, kolapseve, disidratimit, ulje- ngritjeve të presionit, dhimje koke, goditje nga të nxehtit dhe këputja.
Ato ndodhin nga temperaturat e larta, goditja nga i nxehti dhe lagështia e lartë e ajrit. Organizmi nuk mund të përshtatet lehtësisht me këto ndryshime klimatike të verës.
Rekomandohet që të moshuarit dhe fëmijët e vegjël, të cilët janë më të rrezikuar, të shmangin daljen në orët e pikut, të evitohet puna në ambientet e jashtme dhe tryeza të jetë me ushqime të lehta dhe të freskëta.
• Kush janë rregullat e arta të ushqyerjes gjatë verës?
Përdorimi i ushqimeve të freskëta ndikon në uljen e temperaturës së trupit. Ato janë të pasura me vitamina, por duhet të evitoni konsumin e sasive të mëdha dhe sidomos ato të pasura me yndyrna. Rritja e hidratimit të organizmit për të kundërshtuar djersitjen dhe humbjen e lëngjeve dhe kripërave minerale janë rregullat më të mira për të gjithë.
• Për këto arsye mos e teproni me kaloritë!
Temperaturat e larta shkaktojnë uljen e nevojave të organizmit për energji rreth 200-300 kalori në ditë, prandaj është mirë të zvogëlohen porcionet, sidomos ato me yndyrna
• Hani lehtë.
Zgjidhni ushqime të lehta, të tretshme dhe zvogëloni konsumin e mishit të kuq(jo ta eliminoni atë). Rrisni konsumin e peshkut. Janë për tu evituar ushqimet e skuqura.
• Kujdes përhapjes së baktereve në verë!
Me ritjen e temperaturave rritet rreziku i ndotjes së ushqimimeve nga bakteret. Për këtë arsye duhet një konsum i përditshëm i kosit, i cili forcon mbrojtjen natyrale të organizmit dhe ndihmon në përthithjen më të mirë të vitaminave dhe mineraleve.
Reintegroni kripërat minerale dhe lëngjet e humbura.
Konsumoni 2-3 litra ujë në ditë, duke shmangur pijet e gazuara dhe me sheqer sepse kanë kalori boshe. Kufizoni numrin e kafeve ose pijeve me bazë kola sepse rrisin vazokonstriksionin dhe diurezën, duke shkaktuar dehidrim. I njëjti rregull vlen për pijet superalkolike që stimulojnë djersitjen, duke shkaktuar dehidrim dhe kufizojnë thithjen e vitaminave, veçanërisht vit. B e cila ka një rol të rëndësishëm në shndërrimin e kalorive në energji. Kujdes përdorimit të gjërave shumë të nxehta ose shumë të ftohta, sepse ndikojnë në mekanizmat e termorregullimit të temperaturës së trupit. Konsumoni perime (kastravec, selino, radikio, domate) dhe fruta (kajsi, rrush, pjeshkë, kumbulla), sepse përmbajnë shumë ujë, nga 75% deri në 95% (si në rastin e shalqirit dhe pjeprit). Shmangni zierjen e perimeve sepse varfërohen nga vitaminat dhe kripërat minerale.
• Mos zëvendësoni vaktin e drekës me akullore!
Akullorja për një nga vaktet kryesore mund të bëhet vetëm herë pas here, sepse ky ushqim ka mungesë të vitaminave, gjithashtu është shumë i pasur me karbohidrate dhe yndyrna.
Konsumoni pak kripë dhe preferoni kripë të jodizuar. Kripa me përmbajtje natriumi të ulët është e dobishme për pacientët me hipertension.
Perimet dhe frutat që duhen përdorur më shumë gjatë verës.
• Kungull i njomë
Perime me vlerë shumë të ulët kalorike, ka 95% ujë, i pasur me minerale si kalium, hekur, kalcium dhe fosfor. Është i pasur me vitamina A, C dhe karotenoide, të rëndësishme për veprimin antitumoral.
• Kastraveci
Është pa kalori, përbëhet nga 96% ujë dhe është i pasur me vitaminë C, aminoacide dhe kripëra minerale, kalium, kalcium, fosfor dhe natrium. Përmban gjithashtu acid tartarik, i cili ndalon karbohidratet e produktet ushqimore, që hyn në organizëm që të shndërrohen në yndyrna. Po ashtu është një diuretik i mirë, freskon dhe ka një veprim detoksifikues.
• Menta
këshillohet veçanërisht në mbrëmje në rast të fryrjes së barkut. Është e këshillueshme sidomos në formën e çajit bimor.
• Pjepri
Është një frut hidratues dhe freskues, ideal për të luftuar nxehtësinë e verës, i përbërë nga 90% ujë dhe karbohidrate, fibra dietike, proteina dhe lipide. Është i pasur me vitamina A dhe C, fosfor dhe kalcium, sidomos i pasur në kalium dhe ka efekte të dobishme në qarkullim dhe presionin arterial. Efektet antioksidante ndihmojnë në kundërshtimin e efekteve të dëmshme të radikalëve të lirë.
• Pjeshka
Është e përbërë nga 87% ujë, përmban mikro minerale si kalium dhe hekur, është e pasur me vitaminë C dhe provitaminë A. Ka veti antioksiduese dhe kundërshtojnë efektin e radikaleve të lira. Ka efekt laksativ dhe diuretik. Pjeshka gjithashtu ka veti freskuese dhe detoksifikuese. Prania e kalciumit dhe kaliumit garanton një veprim mineralizues, tonifikues dhe restaurues. Për këtë arsye është i dobishëm për forcimin e dhëmbëve dhe kockave, mbron lëkurën dhe sytë falë përmbajtjes së karotenit beta.
• Shalqini
Është i përbërë nga mbi 90% ujë. Përmban një sasi fruktoze dhe vitaminat A, C, B dhe B6, kripëra minerale, si kalium dhe magnez. Është një ushqim freskues, me efekt detoksifikimi dhe diuretik, prandaj këshillohet në rast ritencioni hidrik, dhe hipertensionit. Është i pasur me karotenoide, substanca antioksiduese për të luftuar radikalet e lira.
• Mishi i pulës
Është mishi më i lehtë, ka një përmbajtje të mirë proteine (20%) të cilit i shtohen natriumi, kaliumi, fosfori, magnezi, hekuri, seleni dhe vitaminat B1, B2 dhe PP.
• Peshku(Palumbo)
Është i pasur me minerale si jod, fosfor dhe kalcium dhe vitamin A dhe PP. Ëhtë një peshk gjysmë yndyror, mjaft i tretshëm me një vlerë proteine mbi 15%, ndërsa është me pak yndyrë.
• Peshku (Spada)
Është i pasur me proteina dhe yndyrna ‘të mira’, është gjithashtu një burim ideal i vitaminave B12, B6, niacina, fosfor dhe selen. Prania e merkurit në mishin e saj, rekomandon konsum në sasi të vogla.
Add A Comment
