Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DRAFTI/ Ish-policët do të mbajnë armë në brez edhe jashtë banesës, mund të kërcënohen nga bota e krimit

18:31 / June 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kanë një armë me leje, do të mund ta mbajnë atë edhe jashtë shtëpisë së tyre.

Sipas draftit të Ministrisë së Brendshme, e cila kërkon që ta kthejë në një ligj funksional këtë gjë duke u lejuar ish-efektivëve që ta mbajnë armën e zjarrit edhe gjatë kohës që lëvizin.

Kështu, rrjedhimisht, pas draftit, pretendohet që të krijohet regjistri elektronik i srmëve, duke futur në funksion edhe kontratën noteriale.

“Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, që me ligj kanë në pronësi private armë zjarri, u lejohet ta mbajnë armën në lëvizje,”- thuhet në draftin e përgatitur nga Ministria e Brendhsme që pritet të kthehet në ligj.

Por këtë herë ka një kusht, arma e blerë duhet të jetë e pajisur me një kontratë shit-blerjeje tek noteri ku të jenë të specifikuar saktë modeli i saj, pronari, shitësi, numri i serisë, numri i fishekëve, që duhet të jetë jo më shumë se 50 dhe një autorizim armë mbajtje, jo më shumë se 5 vite.

Arsyeja e fortë që Ministria e Brendshme kërkon që ta kthejë këtë draft në ligj, është fakti se në shumë raste, ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, mund të kërcënohen apo vriten nga anëtarë të botës së krimit, pas operacioneve që mund të kenë kryer kundrejt këtyre të fundit.

Raste të tilla nuk janë të pakta. Kujtojmë këtu rastet më të fundit, ish-policin Arben Bilalin dhe Santiago Malko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.