Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drama e 16-vjeçarit/ Zbuloi se nëna ishte njerka dhe u dashurua me kushërirën, zhduket në mënyrë misterioze

22:03 / July 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar shumë vite që Amir Morina nuk njoftohet më me familjarët e tij. Ishte viti 2008 kur djaloshi 16 vjeçar i asaj kohe, zbulon një sekret familjar dhe nuk arrin dot të falë babain dhe largohet përgjithmonë nga shtëpia, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Amir Morina ka ardhur në jetë më 18 tetor të vitit 1992 nga Naip dhe Bedrie, në fshatin Topanicë, Komuna e Kamenicës-Kosovë.  Ende pa mbushur një muaj nga lindja e djalit, çifti divorcohet. Gjykata vendos që kujdestarinë e foshnjes ta mbajë babai, pasi nëna e braktisi. Ky i fundit, u rimartua dhe Amiri u rrit nga njerka, e cila e zëvendësoi mësëmiri nënën biologjike. Vitet kaluan, djali u rrit, nisi shkollën…

Në jetë erdhën edhe tri motrat e tij, por askush nuk e mori guximin t’i tregonte të vërtetën për nënën e tij biologjike, e cila jetonte në një fshat jo shumë larg fshatit të tij. Djaloshi ka qenë i lidhur shumë me nënën që e rriti dhe e kundërta, njerka e donte si djalin e saj dhe nuk e ndante kurrë nga fëmijët e saj.

Drama në jetën e Amirit nisi në momentin që ai njihet me një grua të martuar dhe bije në dashuri. Ajo ishte kushërira nga fisi i nënës biologjike dhe po kjo grua shkakton plagë akoma më të rënda tek adoleshenti, kur i rrëfen një natë jetën e tij dhe të vërtetën që i ishte mohuar për 16 vite nga dy prindërit.

Ka qënë një shok për të riun, kur zbuloi që nëna e tij, nuk ishte ajo që e kishte sjellë në jetë, por ishte njerka. Më 9 shkurt të 2008, Amiri përballet me dy prindërit e tij dhe kërkon të degjojë të vërtetën nga goja e tyre. Situata ishte e rëndë në familje, babai tregon se djali atë natë ishte shumë i rënduar psikologjikisht dhe nuk pranonte dot realitetin. Pasi konfirmon gjithçka, ai del nga shtëpia dhe deri më sot nuk është bërë më i gjallë. Babai i tij në këto 11 vite ka kërkuar kudo për të birin por s’ka asnjë lajm prej tij. 

Mësohet se dhe nënën biologjke nuk e ka takuar, pasi ai i ishte shprehur të dashurës, që nuk do të shkonte kurrë ta njihte, pasi ajo e kishte braktisur. Dyshimet janë nga më të ndryshmet, dhe ajo më afër së vërtetës është, se djali  mund të ketë bërë  vetëvrasje, kur ka mësuar mëmësinë e tij Një pistë e dytë, është ajo e daljes nga territori i Kosovës dhe jetesa e tij në një vend të huaj, duke harruar përgjithmonë familjen e tij

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.