Ergest Alija nga Librazhdi u vra ditën e mërkurë në burgun e Trikalës në Greqi.
Ndonëse nga autoritetet greke nuk janë dhënë shumë sqarime, i riu shqiptar është qëlluar me thikë nga dy të burgosur të tjerë rus.
Ai u dergua ne spital por per shkak se kishte marre disa goditje me thike ne trup nuk mundi t’i mbijetoje plageve.
Lexo edhe- Vrau shqiptarin në burgun e Trikallas, rusi tenton të vetëvritet
Megjithatë përtej dinamikes së ngjarjes, ajo që e bën edhe më tragjike është e kaluara e familjes së Ergestit.
Familja e 29-vjeçarit kishte humbur edhe dy djem të tjerë në të kaluarën, të dy në moshë të vogël.
Njëri prej tyre kishte vdekur në moshën 13 vjeç nga një sëmundje e rëndë.
