Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në ‘News24’ është trajtuar sot historia dramatike e një familje nga Lushnja. Një 46-vjeçare nga fshati Manasufaj, ka zgjedhur të rrëfejë sot dhimbjen e madhe, e cila i ka shkatërruar familjen.
Nëna e një vajze që sot është 18 vjeçe tregoi përmes lidhjes skype se si e dhunonte dhe e braktisi burri. Ajo tha se ishte viti 2000 kur lidhi martesë me ish-bashkëshortin, një djalë nga fshati Lesnaj i komunës Përparim.
Nuk zgjati shumë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së pare nisi dhe problematika midis tyre. Ai në radhët e uniformave blu e ndërsa Mirela një shtëpiake e dhunuar. Ajo tha se është divorcuar nga ish-burri në 2010-ën.
“Unë jetoj ne një fshat te Lushnjës, kam qene e martuar ne fshatin Lisnaj komuna e Peqinit. Kam qene e martuar me përpara po celebrimi u be ne vitin 2000, edhe u divorcuam ne vitin 2009 -2010. Ai kur po ndërtonim shtëpinë , kishte lidhje me dike tjetër. Vajza ishte 6-vjeçe. Tani vonë e kam kuptuar. Para se te divorcohesha, ai më përzuri edhe unë u ktheva një moment ne shtëpi e gjeta me dike tjetër. Nja moment vëllai me solli te prindërit sepse me dhembnin dhëmballët dhe bashkëshorti nuk me çonte. Kur i mbusha dhëmballët duhet te kthehesha ne shtëpi, kur mbërrita e gjeta derën te mbyllur edhe ky ishte ne pune ne polici. Aty pash qe brenda shtëpisë ishte dikush tjetër. Unë shkova ne polici sepse kur une po i thosha me jep çelësat për te hapur derën, ai ngaqë ishte punonjës i policisë ne Peqin nxori pistoletën. Vajza ishte 6 vjeçe edhe e pa te gjithë skenën. Dhuna nisi qe momentin qe ne ndërtuam shtëpinë rreth vitit 2007. Vajza ka qene 4 vjeçe. Ky është punonjës policie te dega e brendshme ne komisariat. Jemi njohur me shkuesi, nëpërmjet një mikut të ish vjehrrit, me njerëzit e mamit tim.
Zgjati disa muaj njohje, diku 5 muaj zgjati e gjithë, fejese e martese. Mbasi ndërtuam shtëpinë, unë ngela shtatzënë me fëmijën e dyte qe edhe e humba. Nga ai moment me torturonte dhe nuk e kuptoja, vetem se me rrifte me grushte, dhune fizike. Nga torturat qe me bente ai une humba fëmijën, shkova ne oret e vona ne spital, aty humba fëmijën, edhe pas humbjes se fëmijës une u sëmura nga veshkat dhe anemia. Nuk e denoncova kurr sepse mbesa e ketij ishte e martuar me vellain tim, plus qe ai ishte punonjës i policisë dhe kisha frike prej tij. Une doja te rrija te shtepia sepse e kishim ndertuar se bashku me ate. Ai me kërkoi divorcin pas nje viti te humbjes se fëmijës. Kam shkuar per te marr urdher mbrojtje edhe ma kane rrezuar sepse ai ishte punonjes policie. Edhe kur u be divorci ne vitin 2009 qe e kërkoi ai, mua nuk me lejuan gjyqtarët te flisja, edhe ndarja e pasurise nuk u be sepse shtëpia nuk ishte e legalizuar. Nuk ma mori mendja se nuk do ndahej pasuria. Mua nuk mu dha pasuri per mungese dokumentacioni, kur u be zyra e ankesave per legalizim une aplikova por nuk me lejoi ai ta fotografonin objektin, ai i pagoi te gjitha institucionet. Une jam dhunuar nga te gjitha anet edhe nga gjithe institucionet. Ai pasi u largova une edhe u be gjyqi i divorcit, ai ishte martuar me perpara me dike tjeter. Ai jep me zore edhe detyrimin ushqimor. Ai me largoi vet nga shtepia dhe e ka kërkuar vet divorcin. Ai është një mashtrues dhe vrasës, që shteti e mban në punë.”, tha 46-vjeçarja.
Ndërkohë, vajza e saj, Soneda tha se mbante mend që kur ishte 5 vjeçe kur e shihte që babai i saj ushtronte dhunë ndaj nënës.
“Unë mbaj mend që në moshën 5 vjeç që babai im e dhunonte mamin. Mbaj mend që mami qante pa fund. Ai është një baba që nuk është interesuar kurrë për mua, as te shkolla nuk ka ardhur kurrë.”, pohoi ajo./ Balkanweb
