Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dramatike: E përdhunoi xhaxhai, mbesa në kërkim të vajzës që lindi dhe la në shtëpinë e fëmijës

23:28 / May 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elbasani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në muajin maj të vitit 2006 ajo jetonte në një fshat të Elbasanit, pasi kishte mbaruar shkollën 8-vjecare. Vajza e cila kërkon të ruajë anonimatin rrëfeu këtë dramë të jetës së saj pasi është në kërkim të fëmijës që lindi. Ishte afro 15 vjece në atë kohë kur shkoi dhe atë ditë si çdo herë tjetër tek shtëpia e gjyshit të saj, aty ku jetonte dhe xhaxhai. Sapo hyri brenda u përplas me shikimin dyshues të xhaxhait të saj, pa e menduar kurrë se çfarë fshihej pas atij shikimi tinzar dhe dashakeqës. Në pak minutat e tmerrit për adoleshenten ndodhi ajo që nuk pritej. Ajo përplaset me dhunë dhe përdhunohet.

Më pas vjen kërcënimi i xhaxhait ndaj mbesës: “Nëse i thua gjë familjes unë do te vras e do ta hedh trupin”.  Kur familja mblidhej ajo shkonte me frikë te shtëpia e gjyshërve, për shkak të kërcënimeve të xhaxhait dhe se ndoshta mund të përsëriteshin përsëri minutat e tmerrit.  Xhaxhai shkonte e vinte në atë kohë në Greqia, për të shuar  çdo dyshim në një kohë kur mbesës së tij po i dukej edhe më shumë shtatzënia. Nëna e kupton vajzën dhe lindin dyshimet për shtatzëninë e saj. Vajza pas vizitës tek mjeku rezulton shtatzënë.

Këmbënguljes së nënës për të mësuar se cili ishte babi i fëmijës vajza nuk iu përgjigj fillimisht. Situata ishte dramatike kur lajmin e mësoi edhe babai, ndërsa vajza tentoi vetëvrasjen. Dhunë psikologjike nga babai dhe presioni për treguar të vërtetën e mbylli vajzën në vetvete derisa erdhi në jetë vajza  më 26 janar të vitit 2007. Një fëmijë që erdhi nga një përdhunim ishte i destinuar të braktisej për shkak të rrethanave. Historinë e vertetë të saj, vajza ua tha prindërve pasi lindi foshnjën.  Pas shokimit që pësoi babai i vajzës denoncon të vëllanë në polici për përdhunimin. Edhe vajza që u abuzua, gjithashtu dëshmoi 3 herë në polici për ngjarjen.

Policia shpall në kërkim xhaxhain. Pas përgjigjes së analizës së AND-së foshnja rezultoi se ishte vajza biologjike e xhaxhait dhe mbesa e babait të vajzës nga ky përdhunim. Drama e përndoqi për një kohë të gjatë adoleshenten. Kur babai e fali të vëllanë,  edhe pse ky i fundit ishte autori i përdhunimit. Nëna mbështeste vajzën ndërsa i ati vijonte dhunën psikologjike. 2 vite nga ngjarja kur ishte afro 17 vjeçe ajo njihet me një djalë dhe martohen në vitin 2011. Sot ajo që vendos të rrëfejë këtë histori, vajza nga Elbasani ndodhet në Francë, ka familjen e saj dhe në vitin 2016 erdhi në jetë fëmija i saj i dytë, një djalë. Ndërsa vendos të rrëfejë këtë histori, ajo është në kërkim të vajzës që lindi, edhe pse pa dëshirën e saj. Ajo dëshiron të njohë atë vajzë që u lind nga një përdhunim.

Femija mbesen përdhunon xhaxhai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026

Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e interteve në lumin Shkumbin

07:54 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.