Ka nisur protesta përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e rëndë të Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u godit me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase.
Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme në zonën e Pedonales.
Ata kërkojnë drejtësi për Jonadën e vogël teksa i bëjnë thirrje ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro që të dorëhiqen.
Në protestë kanë dalë dhe përfaqësues të opozitës. Mes tyre janë deputetët Dashnor Sula dhe Luan Baçi si dhe Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliut.


