Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Drejtoi orkestrën e Sanremos për 30 vjet, ndërron jetë Peppe Vessicchio

18:07 / November 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pepe 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një humbje e madhe për botën e muzikës italiane, dirigjenti i njohur Peppe Vessicchio ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Një artist i dashur, kompozitor, dirigjent dhe figurë televizive e njohur, ai u shua këtë pasdite në spitalin San Camillo të Romës, ku ishte shtruar për pneumoni intersticiale.

“Rai” shkruan se familja e tij ka kërkuar respektim të privatësisë dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen në formë tërësisht private.

I lindur në Napoli më 17 mars 1956, Vessicchio ishte një nga dirigjentët më të dashur dhe të njohur në skenën muzikore italiane, i vlerësuar për ndjeshmërinë e tij artistike dhe aftësinë për të ndërthurur traditën me risinë. Ai u bë një simbol i Festivalit të Sanremos, ku fitoi katër herë si dirigjent: në vitin 2000 me Avion Travel (“Sentimento”), në vitin 2003 me Alexia (“Per dire di no”), në vitin 2010 me Valerio Scanu (“Per tutte le volte che”) dhe në vitin 2011 me Roberto Vecchioni (“Chiamami ancora amore”).

Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës italiane dhe ndërkombëtare, si Gino Paoli, Roberto Vecchioni, Zucchero dhe Ornella Vanoni. Ai ka dirigjuar edhe në Kremlin në një homazh për John Lennon, ka udhëhequr projektin “Rockin’1000”, grupin më të madh rock në botë dhe për vite me radhë ka qenë drejtues muzikor dhe mësues në shfaqjen e talenteve “Amici” të Maria De Filippi.

Në mars të vitit 2026, pritej të niste një turne teatror me këngëtarin Ron, me titull “Ecco che incontro l’anima”, si bashkëpunimi i tyre i parë live.

“Kemi humbur Beppe Vessicchion, dirigjentin e famshëm dhe fytyrën e njohur të televizionit italian. Një artist me kulturë të thellë muzikore që dha shumë dhe që do të na mungojë. ‘Dirigjon orkestrën maestro Beppe Vessicchio’ nuk ishte thjesht një frazë, ishte shtëpi, ishte Itali. Udhëtim të mbarë.”, shkroi kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetet sociale.

dirigjenti orkestren Peppe Vessicchio sanremo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.