Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Drejtoresha e maternitetit: Çfarë i rrezikon më shumë gratë shtatzëna për t’u prekur nga Covid-19

17:51 / April 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eliona Demaliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Spitalit, “Mbretëresha Geraldine”, Eliona Demaliaj ka folur për Fax News për gjendjen e grave shtatzëna në maternitetin që drejton por edhe ka dhënë detaje mbi rrezikshmërinë e tyre nga koronavirusi.

Demaliaj tha se situata është normale në këtë spital duke pohuar se ende nuk ka njohur fatmirësisht asnjë rast me kornavirus në radhët e grave shtatzëna.

Mjekja tregoi se më rrezik ndaj grave por edhe fëmijëve që presin të vijnë në jetë është periudha kur sapo janë futur në tremujorin e tretë të shtatzanisë.

“Situata dhe trajtimi vijon si normalisht, deri më tani nuk ka pasur raste të grave shtatzëna në maternitetin tonë të identifikuara si të infektuara me koronavirus. Për fat të mirë nuk janë shumë të rrezikuara për shkak të faktit se shtatzanitë ndodhin në moshë të re. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Distancimi social dhe higjiena duhet të jetë absolute prej tyre.

Infektimi dhe rreziku ndaj tij varet shumë nga mosha e shtazanisë, nëse kemi të bëjmë me një grua në tremujorin e tretë, kemi të bëjmë me një rrezik shumë të madh. Vetë rritja e shtatzanisë e bën virusin të transmetueshëm sepse shtohen hormonet. Të gjitha nënat që presin fëmijët e tyre dhe që janë në tremujorin e tretë, duhet të tregohen të kujdesshme. Ka një lajm të mirë, tek të porsalindurit është konstatuar se kanë lindur negative, nuk ka panik, por duhet bërë shumë kujdes.

Për gratë shtatzëna me Covid-19 gjithmonë trajtohen shenjat, nuk ka një ilaç të caktuar. Varet nga shenjat që ka, antibiotikët nuk përdoren në situatë virale. Nëse janë afruar ditës së lindjes mund të ndërhyhet për sjelljen në jetë të fëmijës.  E rëndësishme është që gratë shtatzëna të mos kenë panik, ne jemi në krye të detyrës, në maternitetin tonë situata është normale”, tha Demaliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.