Rezulton pozitive me COVID-19 Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami. Lajmi raportohet nga Ora Nevvs.
Pozitiv me koronavirusin COVID-19 eshte dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare. Ai aktualisht ndodhet në karantinë. Dje u raportua pozitiv me koronavirus edhe deputeti Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij. Ata gjenden të shtruar tek Infektivi.
Deri tani në Shqipëri janë shënuar 10 viktima dhe 186 të infektuar me Covid-19.