Leo Mesi do të largohet nga Barcelona dhe një nga klubet, ku mediet e çojnë argjentinasin është edhe Interi. Për të shuar totalisht shpresat e tifozëve zikaltër mendon vetë drejtori sportiv i klubit, Pier Auzilio.
Ky i fundit zeron mundësine ardhjes së Mesit në Milano dhe tregon se Lautaro konsiderohet i pashitshëm nga klubi. Në fund konfirmon zërat për daljen nga gara për të afruar mesfushorin e Breshias, Sandro Tonali.
“Nuk do të firmosim me Leo Mesin. As nuk e di nga dreqin dalin këto thashetheme të çmendura. Kurrë nuk kemi pasur bisedime zyrtare me Barcelonën për Lautaro Martinez. Ditën pasi i skadoi klauzola e largimit, ne e kemi konsideruar atë jashtë merkatoje. Çdo diskutim mbyllet këtu.
Mund të konfirmoj se jemi në bisedime për të nënshkruar me Aleksandër Kolarov. Kemi shanse të mira për ta marrë nga Roma. Tonali? Nuk do të firmosim me të. Momentalisht nuk mund të bëjmë një ofertë për shërbimet e tij, pasi na kthehet edhe Naingolan mbrapsht”, u shpreh Auzilio.
