Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drejtori i Policisë pret në takim zv/ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, në fokus modernizimi i uniformave blu

15:18 / May 19, 20251 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
499243145 1094999999332011 1810834870601709311 n
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi këtë të hënë një takim me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Simon Charters.

Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit.

Sipas Policisë, rezultatet e deritanishme të këtij partneriteti kanë qenë të prekshme dhe domethënëse si aksione të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar me mbështetjen e ekspertizës britanike; është krijuar një program i ri trajnimi për drejtuesit e lartë të Policisë, si dhe është rritur besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit.

“Ndërkohë palët mirëpresin bashkëpunimin me BE-në, për reformën policore, si dhe vijimin e projektit të Policisë Shkencore”, cilësohet në njoftim. U konfirmua angazhimi dypalësh për të vijuar bashkëpunimin në funksion të ndërtimit të një shërbimi policor gjithnjë e më profesional në shërbim të qytetarëve.

Mia Marzouk Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Reforma në drejtësi, e paprekshme”, Xhafaj-opozitës: Të ulemi dhe të punojmë me rekomandimet e BE

11:32 / June 19, 2025

Dhunuan gardianin e burgut arrestohet njëri prej autorëve, 3 ende në kërkim

10:55 / June 19, 2025

Kishte kultivuar 150 fidanë kanabis, arrestohet një person në Librazhd

10:14 / June 19, 2025

Dëmshpërblimi për të pafajshmit! 3 mijë lekë për çdo ditë burg

21:13 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.