Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Proda: Në Tiranë do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

18:23 / May 22, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1747920761 dffb16d468a6411ea6b327c622484c80
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në Akademinë e Sigurisë, zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Steven Fields, i dorëzoi drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe rektorit të Akademisë, prof. Ilirjan Mando, certifikatën e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit-IADLEST.

Ky moment shënon një arritje madhore për arsimin policor në vendin tonë dhe për Policinë e Shtetit në tërësi. Gjatë bisedës në zyrën e rektorit me përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Proda i informoi ata se së shpejti do të krijohet në Tiranë, Akademia e Policisë për Ballkanin Perëndimor, duke finalizuar idenë e Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock.

Po ashtu Proda i siguroi përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe Të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, se Policia është shumë e vendosur për të vijuar punët e përbashkëta hetimore dhe operacionale që janë në zhvillim, por dhe në të ardhmen, me partnerët strategjikë dhe euroatlantikë, si dhe me të gjitha agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të finalizuar operacione me impakt kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Akademia e Policise ballkani Proda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat/ I hiqet leja e qarkullimit

09:55 / September 29, 2026

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 2026

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

16:21 / September 27, 2026

Denis Luli kyç gojën para hetuesve për atentatin në Athinë

13:40 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.