Këtë të mërkurë, KQZ-ja është mbledhur për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Drejtuesja e sektorit financiar në KQZ, Valbona Ballgjini gjatë fjalës së saj, ka ngritur një problematikë me të cilën haset KQZ-ja për partitë politike, ku më shumë se 50% e të cilave nuk kanë adresa të sakta dhe nuk dorëzojnë pasqyra financiare.
“KQZ informohet nga gjykata sa parti politike ka në Shqipëri. Duhet që regjistrimi i pasqyrave financiare të bëhet brenda 31 vitit të vitit pasardhës. Ne marrim një listë të partive politike dhe të gjitha partitë duhet të dorëzojnë raportet financiare.
Rezultojnë 131 parti të regjistruara dhe më shumë se 50% i mungojnë adresat e sakta, emrat e kryetarëve dhe rezulton që prej shumë vitesh nuk kanë aktivitet financiar dhe nuk dorëzojnë pasqyra financiare. KQZ është e detyruar të përzgjedhë audites.
Ata thonë se nuk i gjejnë në adresat e vëna në dispozicion dhe kemi detyrim të papërmbushur. Kjo sjell pasojë dhe pakënaqësi në lidhje me pagesat. Ligji detyron KQZ që të auditojë partitë politike dhe detyron këto të fundit të paguajnë audituesit e përzgjedhur. Përpiqen të gjejnë adresa, por është e pamundur”, tha Ballgjini.