Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dreka e demokratëve, deputeti i PD-së: Folëm për Luftën e Dytë Botërore, jo për bashkimin

14:52 / December 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1672408181x5fbbd0dd 4beb 46e8 9532 fa62b7b5209f 245
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbledhja e demokratëve në një tryezë për festat e fundvitit me ftesë të Xhelal Mziut ka qenë ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ duke thënë se ishte thyerje akulli pasi u duk sikur deputetët kishin harruar çdo gjë kishin thënë për njëri-tjetrin.

“Njerëzit duan alternativë për t’i besuar. Nëse nuk jemi opozitë solidë, s’ka besim te njerëzit. Ata nguten dhe nuk marrin iniciativa ose na përkrahin. Isha në atë drekë ku isha ftuar nga Xhelal Mziu. Aty ishte grumbullim deputetësh, nuk pati asnjë temë. Uruam një fillim të ri. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që duhet të japim një fillim të ri, por pa kthyer kokën nga e vjetra.

Nuk mund të ndërtosh një shtëpi të re pa e shkulur të vjetër. Ajo ishte thyerje akulli. Pamë kolegët që janë sharë e çfarë nuk kanë thënë për njëri-tjetrin dhe ajo drekë sikur i sheshoi të gjitha. E keqja nuk harrohet kollaj. Është e vështirë për t’u harruar”, tha Korreshi.


Po ashtu u shpreh se nuk u fol në asnjë moment për bashkimin e PD, por për çështje nga më të ndryshmet ndërsa nuk mungoi humori.

“Kur shkuam neve, ishte i pozicionuar dhe kishte largësi nga mënyra se si ishin vendosur tavolinat. I kishin ndarë sipas përkatësive. Ne ishim si shoqëria e vjetër, na kishin lënë të dera. Ndarjen e ka bërë Mziu, ai ishte dhëndri, e bëri dasmën. Nuk u fol në asnjë moment, dëshira e deputetëve nuk lindi aty por është gjithandej. Ishte drekë me historira nga Lufta e Dytë Botërore por jo për bashkimin”, tha Korreshi.


Sa i përket mungesës së Alibeajt, Korreshi e cilësoi diçka normale duke qenë se ka pasur përplasje të vazhdueshme me Berishën dhe është sulmuar vazhdimisht si i shitur te Rama.


“Nëse ka një njeri që është etiketuar fort është Alibeaj dhe Basha. Nëse dikush do fliste në atë mënyrë për mua, as do e çoja ndërmend të shkoja në një eveniment të tillë, kështu që është zgjedhjet. Kur të arrin sharja në palcë, ruaje pak dinjitetin e cipën. Ai mendoj se e ka të vështirë që të vijë për drekë. Do e kishte më të lehtë të ulej në tavolinë për bashkim real se të ulej për drekë. Të gjithë ata sikur e kishin shtypur butonin e pultit ‘mute’ dhe ne nuk e kuptonim a janë këta apo jo”, tha Korreshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që e shpall nesër Marta Kos

21:36 / November 3, 2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.