Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dritan Leli shkarkon drejtorin e Ujësjellësit në Vlorë. Leskaj refuzon prej 4 ditësh të lirojë zyrën! Ndërhyn Policia

18:44 / September 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leli dritan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri më tani mësohet se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit

Tensione mes zyrtarëve të Bashkisë së Vlorës dhe atyre të Ujësjellësit! Ditën e sotme, një përplasje ka ndodhur në Vlorë, duke bërë që ish-drejtori i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj dhe të tjerë të përfundojnë në Komisariatin e Vlorës. Ndërkohë që në Komisariat përveç tyre ka shkuar edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili ka shkuar për të sqaruar ngjarjen.

Deri më tani mësohet se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn prej katër ditësh, por ky i fundit refuzon që të lirojë zyrën. Sipas drejtorit të Ujësjellësit, shkarkimi i tij është i paligjshëm, pasi ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv.

Për të plotësuar këtë “kusht”,  sot pranë zyrës së drejtorit të Ujësjellësit, ka shkuar bordi drejtues, kryebashkiaku dhe nënkryetari, duke i kërkuar të lirojë zyrën pasi është i shkarkuar. Por pikërisht në këtë moment Shkëlqim Leskaj, ka njoftuar Policinë duke denoncuar se i kishin uzurpuar zyrën. Kështu të gjitha palët janë marrë në Komisariat për të dhënë sqarimet e tyre për përplasjen.

Po ashtu numri një i Bashkisë së qytetit, Dritan Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Paraprakisht mësohet se Leskaj ka firmosur 3 tendera: 400 mijë euro për sahatet e ujit, klorifikimin dhe uniformat për punonjësit e Ujësjellësit, megjithatë pritet që gjiithçka të konfirmohet me një njoftim zyrtar nga Policia. Po ashtu deri më tani nuk ka asnjë komunikim as nga numri një i Bashkisë.

dritan leli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.