Përmbaruesi Alban Ruli i arrestuar ditën e sotme, nuk është një emër i panjohur. Përmbarues pranë shoqërisë “ARB” ai njihej si personi që u kontraktua nga Autoriteti i Konkurrencës për të ekzekutuar një vendim të formës së prerë për vendosje gjobe ndaj kompanisë ‘EKMA Albania’, pronarja e 100% të aksione të tregu agro-ushqimor i Tiranës.
Prej qershorit 2015 ai është ndër të tjera edhe kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, mandat i cili u rikonfirmua në tetor 2018 edhe për periudhën 2018-2022.
Ai njihet dhe për miqësinë e tij të ngushtë me Tedi Malavecin. Ky i fundit u rikonfirmua vjet për një mandat tjetër (2022-2026) si kreu i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
As Drejtori i Shërbimeve mbështetëse dhe çështjeve ligjore në Ministrinë e Financave, Fatmir Hoxha, nuk është një emër i panjohur. Ai është ish prokuror i dorëhequr. Ish-prokurori Fatmir Hoxha ka aplikuar për t’u bërë edhe anëtar i SPAK. Hoxha aktualisht ka qenë jashtë sistemit gjyqësor, por ka ushtruar detyrën si prokuror për 12 vite.
