Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Duhani, tjetër kufizim. Përgatitet ligji për ta shitur me licencë të veçantë

15:59 / March 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duhani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Trendy” më i ri tek të rinjtë kohët e fundit duket se është heqja dorë nga konsumi i duhanit.

Dhe kjo më tepër tek djemtë, pasi tek vajzat është më ndryshe. Ka një rritje të numrit të femrave që konsumojnë duhan.

Pas 7 vitesh, Romeo tregon se bashkë me disa shokë të tij kanë nisur tentativat për të lënë duhanin: “Kam pirë për 7 vite dhe tani u bë nja dy muaj që po tentoj ta lë. Ekonomia, ana shëndetësore… të gjitha bashkë më shtynë ta lija”.

Zbatimi i ligjit për moslejimin e konsumit të duhanit nëpër lokale apo ambiente të mbyllura ka ndikuar në reduktimin e numrit të duhanpirësve. Një raport i IShP-së thotë se duhanpirja tek meshkujt e moshës 15-49 vjeç ka rënë nga 43% në 35%.

Por, tanimë do të ketë edhe një masë tjetër. Paketat nuk do të lejohet të shiten më nëpër lokale, supermarkete apo dyqane lagjesh. Ministria e Shëndetësisë është duke bashkëbiseduar me grupet e interesit për të hartuar një projektligj që përcakton që duhanet dhe produktet e tij të shiten vetëm në pika të licencuara.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlium tha: “Jemi në fazë konsultimesh për ndryshimin e ligjit, qoftë me ata të mbrojtjes së shëndetit, qoftë me ata të tregtimit të duahnit. Sepse për ne, parësor është shëndeti i qytetarëve. Shqipëria është renditur 7 vende më lart sipas raportit të Bloomberg për përmirësimin e treguesve shëndetësorë dhe ju e dini se duhanpirja është ndër shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumorale”.

Qëllimi i ndryshimeve në ligj është kufizimi i numrit të pikave të shitjes së duhanit dhe produkteve të tij. Po kështu, do të ndalohet shitja e pakteva me 10 cigare apo më pak. / tch

Duhani Trendy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.