Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Laç e Kurbin ku ka parë nga afër gjendjen e pallateve të dëmtuara. Bëhet fjalë për 58 pallate me më shumë se 20 hyrje secili që duhet të shemben në Laç.
Gjatë inspektimit në një prej këtyre pallateve që ishin shpallur të pabanueshme jetonte një grua. Ai i kërkoi të shkonte në bashki të merte bonusin e qirave. Nga ana tjetër Rama i kërkoi autoriteteve që merren me këtë çështje të kërkojnë ndihmën e policisë për të nxjerrë jashtë godinave të rrezikshme njerëzit që nuk binden.
Rama: Pse rrini aty, apo për qejf?
Banorja: Ku të shkojmë?
Rama: Aty ku kemi thënë ne.
Banorja: Nuk ka vende.
Rama: Të merrni bonusin e qirasë dhe të shkoni atje, e mos rrini aty, hajt se ju nxjerrim ne mos ki merak. Muhabet kot. Shkoni merrni policinë e nxirrini jashtë.
Një tjetër banore: Kam shkuar në hotel në Shëngjin.
Rama: Hë, mirë atje?
Banorja: Nga 6 mijë lek paguajmë rrugë vijmë shof shpinë.
Rama: Po pse apo të morri malli të shohësh shpinë, hej zot.
…Nuk ia vlen, duhet me i shemb të gjitha e me i garantu…me u angazhu urgjent planifikimin e kësaj e me këtë rast të plotësohen të gjitha nevojat me infrastrukturën e shërbimeve dhe projektin e kanalit të tmerrit që i përmbyt këta ka 200 vjet. është rasti për ti rilindur 100 herë më mirë. E gjitha kjo duhet bere lagje e re, Laçi i 2020-s”, tha Kryeministri teksa inspektonte zonën.