“Shqipëria është vendi me indeksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama duke iu referuar Raportit të “Freedom House”.
Në deklaratën e Ramës të postuar në rrjetin social kanë vërshuar lumë komentesh nga qytetarët.
Një nga ata i shkruan Ramës se nëse do të fitojë zemrat e të gjithëve duhet të fut në burg presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Rama i përgjigjet se në Shqipëri qeveria po bën reformën në drejtësia dhe ajo do të bëjë punën e saj.
Replikat
Qytetari: Ju mund te fitoni vota dhe zemren e disa Shqipetareve duke reklamuar arritjet pozitive,sado te vogla qofshin,,por ne qofte se doni te fitoni votat dhe zemrat e gjith Shqipetareve,duhet te çoni para drejtesise te gjith ata qe per 30 vjet i kane pire gjakun ketij populli,duke filluar nga berisha meta e me radhe.
Per sa kohe nuk do beni kete,do te thote qe jeni nje prej tyre dhe asgje me teper.
Perqafime
Edi Rama: une nuk jam prokuror e as gjykates dhe nuk jam as kryeminister i vitit 1945! Ne po bejme Reformen ne Drejtesi dhe drejtesine do ta beje drejtesia, jo qeveria, jo media, jo fejsbuku
