Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Duhet të largoni nga vetja disa njerëz për të jetuar më mirë

20:00 / April 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto happy woman standing sunset silhouette 1249 17561555775926 750x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Negativiteti është prezent kudo në jetën tonë. Ne nuk mund ta eliminojmë plotësisht, por mund të largohemi vetë prej tij. Një nga aspektet më kryesore të negativitetit rreth nesh janë njerëzit “toksikë”, të cilët janë të pranishëm në gjithë rrethet tona shoqërore. Duhet t’i njohim mirë persona të tillë, në mënyrë që të largohemi sa më parë prej tyre.

Këta janë llojet e njerëzve “toksikë” që është më mirë t’i mbash larg vetes, nëse dëshiron të bësh një jetë të lumtur:

Personat kritikues i bëjnë shumë dëm vetëvlerësimit dhe lumturisë sonë. Është e rëndësishme të kuptojmë se njerëz të tillë kritikojnë çdo gjë tonën për të na bërë të ndihemi keq, jo për të na ndihmuar të përmirësohemi.

Njerëzit egocentrikë

Egocentrizmi u përket atyre personave që e kanë vazhdimisht të nevojshme të jenë në qendër të gjithçkaje; për shembull , të një bisede, konkursi, apo rrethi shoqëor, duke u munduar t’i ulin të tjerët. Persona të tillë do të të bëjnë të ndihesh keq, pasi përherë do të përpiqen të të ulin në sytë e të tjerëve në mënyrë që të fitojnë vetë vëmendje.

Njerëzit sabotues

Sabotuesit shfaqen thuajse përherë në jetën tonë, kur ne i vendosim vetes objektiva dhe ëndrra për të arritur. Janë shumë persona ziliqarë dhe këtë gjë e shprehin me komentet e tyre negative, të cilat na bëjnë të mos besojmë njësoj tek vetja jonë. Këto komente ata i bëjnë për të fshehur zilinë që kanë për arritjet tona, sepse do të donin të ishin në vendin tonë. Nëse nuk arrin të largohesh dot prej tyre, përpiqu të paktën të distancohesh dhe të qëndrosh më i/e ftohtë në marrëdhënie me ta.

Njerëzit manipulues

Objektivi i tyre është të kontrollojnë mendjet e personave përreth. Për këtë arsye ata sillen përherë në mënyrë negative madje edhe duke u bërë ndonjëherë agresivë vetëm për të ndryshuar mendimet e atyre që kanë përreth. Tjetërsojnë fjalët, si dhe gënjejnë vetëm për të arritur atje ku duan. Nëse ke kuptuar se ke të bësh me persona të tillë, fillo t’i qëndrosh sa më larg të jetë e mundur.

Njerëzit “që viktimizohen”

Këta persona e kanë zakon t’i fajësojnë të tjerët për gjërat që u ndodhin vetë atyre. Edhe pse mund të hiqen si viktima duke kërkuar për mëshirë nga ana jote, bën mirë t’u largohesh sepse një ditë mund të të fajësojnë edhe ty për gjërat e këqija që u ndodhin në jetën e tyre.

Vetëm duke qëndruar larg personave të tillë, mund të jetosh një jetë më të qetë dhe më të lumtur.

E keqinje Largoni Me mire njerezit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.