Kanë mbetur shumë pak orë nga përfundimi i vitit 2019, dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këto momente për të bërë bilancin si dhe për të dhënë urimet e para.
Nëpërmjet një videoje-live në Facebook, Rama shprehet se të gjithë shqiptarët kanë treguar këtë vit se mund t’ja dalin mbanë, bazuar në reagimet që janë bërë gjatë situatës tragjike pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Morën shtëpia, madje edhe shumë herë më të mira nga çfarë i kishin. Ja dolëm të përballojmë furtunën e eemrgjencës,”- thotë kryeministri ndër të tjera.
