Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Duka hedh ‘kunj’ për Ramën: Shqipëria iu gëzua fitores së Napolit, përveç Kryeministrit

17:36 / June 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama e duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një deklaratë për emisionin sportiv “Radio Goal” në Radio “Kiss Kiss Napoli”.

Duke folur edhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Duka ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket vazhdimit të Champions League dhe më konkretisht sa i përket Napolit të Elseid Hysajt. 

“Dje kemi marrë vendime të rëndësishme përsa i takon vijimësisë dhe përmbylljes së Champions League dhe Europa League, si për datat e sfidave, ashtu edhe për stadiumet ku do të luhen ndeshjet. E vetmja që mbetet e papërcaktuar është nëse do të luhet me tifozë apo me dyer të mbyllura në Gjermani dhe në Portugali.

Megjithatë, ekziston mundësia të kemi tifozë në stadiume, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do ndryshojë situata e pandemisë dhe janë gjëra për të cilat nuk mund të vendoset tani.

Nuk mund të pretendojmë që t’i mbushim stadiumet plot, është ende shumë herët, por nëse na jepet drita jeshile për të hapur dyert mund të synojmë të kemi 30% ose maksimumi 40% të kapacitetit të stadiumeve me tifozë.

Barcelona-Napoli në fushë neutrale? Të gjitha ndeshjet e mbetura të Champions League do të luhen në Lisbonë, Guimaraes dhe Oporto. Sigurisht, Barcelona dëshiron të luajë në ‘Camp Nou’, ndërsa për ndeshjet e tjera të fazës çerekfinale është vendosur për vendet se ku do të luhen ndeshjet.

Hysaj është i lumtur që fitoi Kupën e Italisë, e gjithë Shqipëria bëri tifozllëk për Napolin me përjashtim të Kryeministrit Rama, i cili është tifoz i Juventusit dhe nuk besoj se ka mbetur i kënaqur me rezultatin e finales”, deklaroi Duka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.