Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një intervistë për emisionin radiofonik “Paso” në Top Albania Radio ka prekur temat nga më të ndryshme duke filluar mnga ato personalet dhe deri tek ato më të atakuara dhe diskutuara kohët e funit dhe jo vetëm.
Gjithcka në intervistën me jnumrin 1 të futbollit në këtë situatë pandemie lidhet pikërisht me Koronavirusin.
Zoti president në këtë periudhë të vështirë në luftë ndaj Covid-19, ju jeni prekur a e keni kaluar?
Duhet të jemi gëzuar që jemi mirë me shëndet në këto momente në këtë vit të vëshitëre dhe të pazakont, nga ana shëndetësore. Që nga janari kemi munduar ti shpëtojmë virusit dhe shumica ja kanë kaluar paq. Edhe unë isha një nga të prekurit dhe faleminderit Zotit e kalova.
Sot është një ditë feste, keni marrë ndonjë dhuratë?
Kam marrë dhe kam dhënë shumë dhurata sot, materiale jo, por fjalë të mira dhe fjalë të bukura. Shumicat urime për shëndetin.
Si fundviti Federata Shqiptare e Futbollit gjithmonë ka patur traditë shkëmbinimin e mendimeve të bilancit me gazetarët dhe dhuratave në festa të ndryshme, këtë herë mungon edhe kjo.
Në traditë fizikisht ndanim urimet tona me gaztarët antarët e federatës sonë, por e thash ky është një vit i vecantë dhe duhet të jemi të gëzuar që jemi mirë me shëndet edhe pse urimet janë virutale. Uroj që në 2021 ti ndajmë fizikisht të gjitha, të mirat dhe të kqijat. Duke qenë më pranë bashkë do jemi më mirë do të zhvillohemi më shumë.
Cfarë prisni për vitin 2021?
Duhet të presim t’i kthehemi normalitetit, në të gjithë futbollit shoqëror, të jemi larg kufizimeve, me tifozë në stadiume dhe me sportist që stërviten dhe përgatiten më lirshëm për të dhënë maksimumin e tyre. Ky vit ka qenë i rrethuar me protokolle dhe me kufizime, të gjitha këto kanë nidkuar në atmosferë në ritëm në nivel. Ne na presin në mars aktivitetyet shumë të rëndësishme, me ndeshjen e parë në Andora dhe më pas kundër Anglisë në eliminatoret e Botërorit.
A do të jetë tapeti i ri i fushës së Arensë Kombëtare një dhuratë për vitin e ardhshëm?
Arena kombëtare do të ketë një fushë perfekte për 2021, i kemi marrë masat për ndryshime teknologjike të domosdoshme për këtë lloj impianti, nuk do të ndërrohet deri në mars, por do të bëhen të gjitha shërbimet e nevojshme që të kemi një fushë të mirë në mars dhe perfekte në qershor. Bëhet fjalë për një investim shumë të madh, për sistemin e ndricimit, për sistemin ventilimit dhe bari artificial, gati 900.000 euro. I investojmë vetë ne se nga qeveria nuk kemi gjë, ishallah na siguron vaksinat qeveria (qesh).
Qeveria ju ka marrë edhe stadiumin për qendër vaksinimi tashmë.
Do t’i japim edhe shtëpiat jo vetëm stadiumin për ta kthyer në qendër vaksinimi.
Shumë zhurmë kohët e fundit bëri cështja e ndryshimeve në statut, mund të na tregoni më tepër për këto ndryshime?
Kushtetuta e një organizate që është statuti për ne, ka pësuar ndryshime herë pas hereë për të ecur me hapat e kohës dhe të partnerëve. Nën udhëzimet e FIFA-s kemi bërë ndryshimet edhe në statutin tonë. Ato kanë të bëjnë me përafrojnë me përafrimin e statutet tip të FIFA-s dhe federatave botërore, sigurisht në përputhje edhe me legjislacionin tonë. Një tjetër ndryshim është përfaqësimi i të gjithë antarëve të futbollit pasi në të vjetrin nuk ishin si futbolli i femrave apo ai i futbollit amator. Kushdo që luan futboll e gjen veten pranë Federatës tashmë.
Në ndryshimet e reja parahsikohen edhe kufizime për kandidatët e rinj, për rezidentët jashtë apo njerëzit e politikës.
