Detaje të reja dalin në dritë nga dosja hetimore e SPAK, ku i penduar i drejtësisë,Nuredin Dumani, tronditi botën e krimit me dëshmitë e tij.
Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka siguruar dosjen hetimore flet në emisiomim ‘Shënjestër’ dhe për miqësinë e Nuredin Dumanit me Festim Qolin. Dumani e Qoli, pasi vranë me thikë Fatmira Dedën. pinë gjakun e njëri-tjetrit dhe u bënë ‘vëllezër’.
Lala thotë se, personi më i shumëkërkuar në Shqipëri, deri dje, Nuredin Dumani…tashmë ka folur. Ai, jo thjesht ka rrëfyer, por po trondit nga dita në ditë me dëshmitë e tij mbarë opinionin publik. Ndërsa me rrëfimet e tij, duket se po fut të dridhurat njerëzve të botës së krimit, për llogari të të cilëve veproi. Dumani po zbërthen orë pas ore të gjitha krimet e tija të pazbardhura ku ka qenë pjesëmarrës si vrasës me pagesë, por edhe të atyre që deri ishin miqtë e tij. I cilësuar tashmë si Tomazo Busheta shqiptar i krimit, Nuredin Dumani, duket se po çmonton me rrëfimet e tij të gjithë krimet e ndodhura në aksin Elbasan-Tiranë-Durrës, përgjatë 10 viteve të fundit. Rrëfim i cili ka çuar në pranga deri më tani falë operacionit të koduar ‘Plumbi i Artë’, 18 persona, midis tyre porositësh vrasjesh, killer me pagesë, por edhe avokatë dhe zyrtarë policie, të përfshirë në një rrjet të gjerë eliminimesh dhe dekonspirimesh.
Por që duket se është fillimi i një rrëfimi, që pritet të çojë pas hekurave edhe shumë personazhe të tjerë të përfshirë në krime të përbindshme. Dumani është rrëfyer për dhjetra vrasje, porosi të marra për të ekzekutuar bosë të krimit, atentate të dështuara si dhe grabitje me armë. Operacioni ‘Plumbi i Artë’ që thuhet se ka marrë emrin e koduar nga plumbi në mushkëri që mban Nuredin Dumani.
Dumani tashmë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë po u tregon vendin me rrëfimet e tij para prokurorëve të SPAK, miqve, të cilët janë kthyer në armiq të përbetuar të tij. Thuhet se ata e nxorën në pritë dhe ajo që bie në sy në të gjitha rrëfimet e tij, është brutaliteti me të cilën krimi ka vepruar në vitet duke mos kursyer as gratë. Ajo që bie në sy në të gjitha rrëfimet e tij është brutaliteti me të cilën krimi ka vepruar në vitet duke mos kursyer as gratë.
Këtë e tregon vrasja brutale e Fatmira Dedës, një 60 vjeçare me profesion infermiere. Fatmira Deda u gjet e pajetë, me fyt të prerë më 14 Shtator 2013 në lagjen nr 3 në Durrës, në garazhin e pallatit ku banonte. Kjo ngjarje mbeti për vite të tëra e pazbardhur. Për këtë ngjarje, vetëm rrëfimi i Nuredin Dumanit, mundi të hedhë dritë se kush e kërkoi vrasjen e saj… dhe pse porositësi ishte i interesuar të eleminonte, nënën e cila kërkonte vazhdimisht drejtësi për të birin e ekzekutuar në vitin 2012.
Vrasja e Fatmira Dedës ishte kthyer në shqetësim për autorët. Sipas Nuredin Dumanit porositësi i kësaj vrasje do të ishte Festim Qoli. Ortak në një pikë karburanti me Ervis Dedën, që pas vrasjes së tij, do të eliminonte edhe nënën e tij. Dumani u shpreh se gjatë diskutimit Festim Qoli më tha: ‘Po më ngushton nëna e Ervis Dedes. Ajo po interesohet vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit të saj dhe po më akuzon direkt mua’. Festimi më kërkoi nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Pas diskutimit, Festim Qoli më tha do të të jap 40 mijë euro po ta vrasësh Fatmirën. I thashë do flas me disa persona.”, mësohet se është shprehur Dumani.
Më tej, Nuredin Dumani thotë se, personi që e kontaktoi për të kryer vrasjen e Fatmira Dedës, ishte Talo Çela. Në atë kohë i panjohur për bëmat e tij, por që më vonë emri i tij do të lakohej në shumë prej krimeve të rënda të ndodhura në Shqipëri. Më tej Dumani thotë:
“Nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës, të cilin e kam njohur po nga Talo në Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë. I thashë që janë shumë lekë. Me thënë të drejtën unë i thashë që janë 30 000 euro, pasi doja të fitoja diçka më shumë. Talo e pranoi ofertën që i thashë për momentin.”, pohoi ai.
Por ajo që vjen më pas në rrëfimin e Nuredin Dumanit është edhe më e frikshme. Ai tregon mizorinë që shoqëronte vrasës të tillë. Talo Çela nuk e kishte problem të vriste, qoftë kjo dhe një grua, në varreza. Ndër bashkëpunëtorët në këtë krim ishte dhe Dorian Shkoza. Dorian Shkoza shumë vite më pas, më 2 mars 2020, do të mbetej i vrarë nga Talo Çela, në lagjen Nr. 14 Nishtulla në Durrës, bashkë me Anxhelo Avdian. Dumani tha se:
“Pas disa ditësh Talo erdhi dhe i tregova emrin, vendin dhe lëvizjet e Fatmira Dedes.Për ditë të tëra e ndoqëm Fatmirën bashkë me Talon. Ajo shkonte çdo mëngjes në varrezat e Durrësit. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë ‘Suzuki’ ose ‘Toyota’ me portobagazh të vjedhur.
Pë vrasjen e Fatmira Dedes Nuredin Dumani rrefen më tej se e zuri gjaku, kur pa dhunën brutale që Talo Çela ushtroi ndaj Fatmira Dedës, së cilës i dha fund me një thikë në qafë. Dumani tha se:
“Ditën e ngjarjes shkuam me ‘Suzukin’. Talo kaloi tek pjesa mbrapa e makinës që ishte me xhama të zinj. Unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dalë dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citroen C4 dhe ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi. Sapo e pashë u nisa menjëherë mbas saj me makinë tek garazhi. Hymë njëkohësisht në garazh. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe
Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Në këtë moment unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtrirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shkelma kur ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë.Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës.”, nënvizoi Dumani.
Por edhe pse thotë se e zuri gjaku nga vrasja makabre që Talo Çela sipas tij i bëri Fatmira Dedës, Nuredin Dumani nuk e pati problem të pinte gjak me Festim Qolin, porositësin e vrasësit të saj dhe të bëheshin vëllezër përjetë.
“Pasi vramë Fatmirën, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën, ndërsa nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Vrasja më rëndoi shumë. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Aty hodha dhe rrobat. Pas disa ditësh Petriti erdhi me një ML gri. Më tha dil tek nënkalimi i Shën Vlashit, aty bëmë një xhiro me ‘Benzin’ dhe më tha: ‘ja ku e ke pagesën’. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek ‘Pilafi’ në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30 000 mijë euro Talo Çelës dhe 10 000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa, por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku.”, tha ai.