Duket se projekti i ri i Dafina Zeqirit shkon përtej një kënge. Me postimet e saj të fundit Dafina po bëhet një zë i fuqishëm për shëndeti mendor. ‘Të shkuarit tek dentisti është një tabu në vendin tone’ është një nga temat që trajtohej dhe mbetet një problematikë.
Kohët e fundit, rritja e ankthit dhe depresionit tek të rinjtë, e bënë akoma më të rëndësishme nevojën për të pasur në shoqëri nisma të tilla.
Të gjitha postimet përmbajnë hashtagun #Duro, që siç shumë kanë vënë në dukje, lidhet me këngën e saj të radhës.
“Nuk është ‘turp’ të shkosh te psikologu. Nuk është ‘turp’ të flasësh për ankth dhe depresion. Nuk është ‘turp’ të jesh vetvetja dhe të mos biesh në provokimin e njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë qe je. Nuk është ‘turp’ të thuash NUK DUA dhe të shprehesh nëse dikush të ka keqpërdorur.”
Statuset e saj të fundit kanë si qëllim nxitjen e të shkuarit tek psikologu. “Shëndetin mendor do ta bëjmë prioritet në Shqipëtari! Së bashku! Çfarëdo që të ketë të bëjë me shëndetin tuaj në çdo aspekt, fillon në tru.”
Të zënë me gjërat e përditshme, me punë, me shoqërinë e familjen, harrojmë që gjendja jonë mendore dhe ajo shpirtërore është ajo që na vë në lëvizje si një ‘motor’ i padukshëm e na bën të ecim përpara.
