Ditën e djeshme, Policia e Durrësit vuri në pranga një 38-vjeçar i cili pasi u konlfiktua një person, dogji një varkë peshkimi në portin e qytetit bregdetar.
Mësohet se konflikti mes 38-vjeçarit dhe shtetasit që kishte në pronësi varkën ka ndodhur për motive të dobta. Ata kanë bërë sherr pranë portit me njëri tjetrin dhe më pas, me qëllim hakmarrjen ndaj tij, 38-vjeçari ka shkuar për t’i vënë zjarrin varkës së peshkimit. Sipas policisë, varka është djegur plotësisht.
Njoftimi i policisë:
“F. Sh., 38 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., 41 vjeç, dyshohet se i ka djegur qëllimisht varkën, e cila ishte ankoruar në breg të detit.”
