Zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara këtë të dielë janë ndjekur me vëmendje edhe nga ndërkombtarët. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Durrës, në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’.
Soreca i ka kërkuar anëtarëve të qendrave të votimit të bëjnë durim deri në 19:00 pasi me pas kanë një tjetër detyrë të rëndësishme atë të numërimit.
Pjesëmarrja e qytetarëve gjatë gjysmës së parë të ditës raportohet përgjithësisht e ulët në këto votime. Megjithatë, deri në orën 17:00 ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve që kanë votuar.
Ndërkohë procesi i votimit vazhdon ende deri në orën 19:00.
