Policia e Durrësit ka arrestuar një pronar servisi në Durrës, pasi ky i fundit u kap duke shitur lëndë narkotike në biznesin e tij. Po ashtu, 45-vjeçari akuzohet edhe për prodhim të lëndëve narkotike, punësim të paligjshëm dhe fshehje të të ardhurave.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. L., 24 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
