Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte i vetëm në Durrës
Bëhet fjalë për E. K., i cili u gjet i pajetë rreth orës 16:30 të ditës së sotme në lagjen nr. 16.
Sipas bluve të Durrësit, 63-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë, ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete shtetasi E. K., 63 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.