Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim mbi ngjarjen e fundit të ndodhur në qytetin bregdetar ku ngordhën mijëra shpendë në disa pulari.
Organi i akuzës thuhet se ka kërkuar informacion për të mësuar se në çfarë kohe është konstatuar rasti i parë dhe a janë vënë në dijeni institucionet përkatëse për këtë fakt apo jo.
Ndër të tjera, institucioni i akuzës i ka kërkuar gjithashtu sot policisë që të sekuestrojë dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.
