Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25-vjeçar pasi akuzohet për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Burime policore bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me inicialet M. S., 25 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në vendin ku punonte.
“Më datë 13.04.2022, ka bërë kallëzim M. P., përfaqësuese e një subjekti privat, se punonjësi i këtij subjekti, shtetasi M. S., kishte vjedhur produkte dhe shuma parash, duke falsifikuar firmat e faturave të produkteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
