Në Durrës është shënuar viktima e parë e gripit, dhe bëhet fjalë për një burrë rreth të 60-tave. Ai ishte prej tre ditësh në repartin e Reaminacionit të Kirurgjisë në Spitalin e Durrësit.
Aktualisht intensiteti i gripit në Shqipëri është quajtur në nivel mesatar. Një ditë më parë një e moshuar humbi jetën në sanatoriumin e Tiranës, pasi krahas virusit AH1N1, kishte dhe sëmundje të tjera.
