Policia e Durrësit ka shoqëruar 17 punonjës të Kasastrës shteterore.
Shoqërimet janë bërë mëngjesin e kësaj te premte, por nuk dihen ende zyrtarisht për çfarë jane shoqëruar, por një nga dyshimet është për lidhje me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.
Mes të shoqëruarve raportohet se janë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të agjencisë së pronave në Durrës.
Kohët e fundit në Kadastrën e qytetit ka pasur zhvillime pas arrestimit të ish drejtorit Liridon Pula.
