Një ditë përpara se Këshilli i Lartë Gjyqësor të shqyrtojë raportin e Këshillit të Karrierës mbi mandatin e kreut të KED-së pas letrës së Presidentit, Ardian Dvorani i ka kthyer përgjigje Ilir Metës. Ardian Dvorani argumenton qëndrimin e tij në 14 faqe duke iu përgjigjur Presidentit se nuk ka tagër që të merret me punët e drejtësisë dhe mandatit të tij.
“Presidenti nuk ka tagër që të merret me punët e drejtësisë dhe mandatin tim. KLGJ emëron gjyqtar dhe jo të zëvendësojë mandate. Do të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi” thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Dvoranit për Ilir Metën.