Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“DW” publikon lajmin: Së shpejti priten lehtësime për procedurën e bashkimit familjar

09:37 / March 7, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asylum seekers
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të aplikosh për bashkim familjar në Gjermani aktualisht ndeshesh me shumë probleme dhe hallka. Për këtë arsye, koalicioni i ri qeveritar gjerman ka plane për lehtësimin e këtyre procedurave, duke u reduktuar mundin dhe kohën qytetarëve të cilët nuk do kenë nevojë më të presin shumë gjatë për marrjen e vizës. Këto lehtësime pritet të zbatohen së shpejti sipas burimeve zyrtare gjermane.

Që nga hyrja në fuqi e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gjetur punë e kanë filluar një jetë të re në Gjermani. Si rregull pas dy vjetësh, por edhe në varësi të llojit të lejes së qëndrimit në Gjermani, ata mund të bashkohen me familjet e tyre. Sigurisht për këtë duhet të plotësohen disa kritere, si psh të ardhurat e mjaftueshme, të rregulluara në bazë kategorish nga ligjëvënësi, të cilat do të mundësonin që bashkëshorti/tja e fëmijët apo të tjerë të kishin një jetesë normale nga rroga e familjares apo familjarit që fiton të ardhurat. Edhe gjuha në nivele të caktuara kërkohet ndër kriteret e tjera për arritjen e bashkimit familjar në Gjermani.

Por megjithëse shumë vetë i plotësojnë kriteret, për familjarët kthehet në një kohë të mundimshme e shpesh dëshpëruese pritja për të marrë së pari një orar për shtrimin e kërkesës për vizë e më pas marrja e vizës. Një pritje që jo rrallë e kalon një vit. Të lodhur nga kjo, jo pak vetë marrin rrugën e vijnë në Gjermani, duke shpresuar të zgjidhin problemin e vizës në vend. Një rrugë, të cilën ekspertët e bashkimit familjar nuk e rekomandojnë, sepse familjarët përballen pastaj me vështirësi të tjera, kur nuk respektohen rregulloret.

MPJ: Do të ketë lehtësime për procedurën e vizave për bashkimin familjar

Ministria e Jashtme e Gjermanisë është e vetëdijshme për këto vonesa. Në një prononcim të fundit për DW, zyra e shtypit thotë, se në dy vitet e fundit për shembull në ambasadat e Beogradit dhe Prishtinës është arritur që të reduktohen kohët e pritjes për viza për bashkimin familjar. Kurse në ambasadat në Sarajevë, Shkup dhe Tiranë kohët e pritjes për një orar për aplikimin për vizën e bashkimit familjar edhe më tej konsistojnë në 6 muaj dhe deri në 9 muaj. Në Podgoricë nuk ka pasur kohë pritjeje para pandemisë, dhe përmes sistemit online mund të merrje një orar brenda pak ditësh.

“Ministria e Jashtme punon me intensitet që të rrisë kapacitetet e përfaqësive të huaja jashtë për pranimin e kërkesës për vizë dhe përpunimin e saj, me qëllim të uljes së kohës së pritjes. Por përpjekjet aktuale vështirësohen edhe për shkak të situatës së vazhdueshme të pandemisë dhe me masat që lidhen me mbrojtjen e punonjësve dhe vizitorëve”, thuhet në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për DW.

Pak shpresa mund të kenë aplikuesit e bashkimit familjar për të ardhmen. Jo vetëm zbutja e gjendjes së pandemisë, por edhe planet e koalicionit të ri qeveritar gjerman për bashkimin familjar pritet të çojnë në përmirësimin e gjendjes. Shpesh organizatat e azilit apo ekspertët në Gjermani,kanë ngritur zërin, se familjet kanë një të drejtë për bashkim dhe se është e padurueshme ndarja për një kohë të gjatë e tyre. Partitë e koalicionit qeveritar, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët kanë premtuar përmirësime. Në marrëveshje theksohet, se “dhënia e vizës do të përshpejtohet dhe digjitalizohet më shumë”.

Këtë e konfirmon edhe zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme në Berlin. “Krahas masave organizuese në marrëveshjen e koalicionit janë parashikuar edhe lehtësime të tjera për procedurën e vizave për bashkimin familjar, të cilat pas zbatimit mund të çojnë po ashtu në zvogëlimin e kohës së pritjeve.” Ministria e Jashtme gjermane i tha DW, se për zbatimin e këtyre lehtësimeve që kërkojnë pjesërisht edhe ndryshime ligjore, kjo ministri është në këmbim të ngushtë me ministritë përkatëse./ DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.