Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“DW”: Shqipëria plotëson në minutën e fundit kushtin kryesor për negociatat!

23:12 / December 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Deutsche welle logo11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, përshëndeti bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, pas tri vitesh mosfunksionimi të saj.

“Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror i konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.” thekson Ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.

Arrihet minimumi i kourimit

Kushti qëndror i Këshillit Evropian dhe i Bundestagut Gjerman se pa bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e BE, hapi i parë që BE të hapë negociatat e anëtarësit me Shqipërinë, u plotësua në minutën e fundit.

Në një kohë rekord, vetëm brenda disa orësh pas dërgimit të kanditaturës së juristit Përparim Kalo nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED) Presidenti i Republikës, Ilir Meta, firmosi emërimin e tij, duke e ?uar në 6 numrin e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, numër që plotëson kuorumin minimal për të zhvilluar seanca plenare dhe nisur gjykimin e vandakut të ?ështjeve të pagjykuara në tri vitet e fundit.

Pas më shumë se një vit konfliktesh, mosmarrëveshjesh mes Presidentit, Parlamentit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) brenda pak orësh u arrit të zgjidhet rebusi i formimi të trupës së re të Gjykatës Kushtetueëse, me gjyqtarë që skaneri i vettingut i ka nxjerrë të pakorruptuar, të aftë profesiomalisht dhe me integritet moral.

Presidenti Meta e përligji shpejtësinë e emërimit të juristit Përparim Kalo me “nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese”.

Emërimi si gjyqtar kushtetues i juristit Kalo, i ka hapur rrugën anëtarit të shtatë të trupës së Gjykatës Kushtetuese, për të cilin, të drejtën e emërimit të tij/saj Kushtetuta ia jep përsëri Presidentit.

Burime zyrtare pohuan për DW se kandidatja e shtatë në garë është Sonila Bejtja. Pritet që kandidaturën e saj, KED t’ia dërgojë këto ditë Presidentit Meta për ta firmosur.

SHBA përshëndet bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e konsideroi ” lajm të madh” bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti, KED-ja dhe Parlamenti, meritojnë një vlerësim të madh. Ky është rezultat i një veprimi urgjent nga ana e udhëheqësve, në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky është një hap shumë i madh përpara” tha ajo.

Me betimin të enjten (24.12) tek Presidenti Meta, të juristit Përparim Kalo, Shqipëria do të bëhet më në fund me një Gjykatë Kushtetueëse funksionale.

dw kushtin Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.