Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dy aksidente brenda pak minutash në Elbasan, një i vdekur dhe dy të plagosur

10:40 / May 6, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
gb 2
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit duke sjellë pasoja të rënda për jetën.

Sipas burimeve jo zyrtare një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së automjeteve.

Aksidenti më e rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë–Labinot Fushë ku dy automjete janë përplasur mes tyre me një shpejtësi të konsiderueshme. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në ambientet spitalore.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Kthesat e Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa pasoja serioze për drejtuesin e mjetit. Megjithatë, incidenti ka shtuar shqetësimet për sigurinë rrugore në këtë zonë.

Rrethanat e plota dhe shkaqet e saktë të këtyre ngjarjeve nuk janë ende të qarta, ndërsa grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të kryer verifikimet përkatëse. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e lartë dhe kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu në zona të ndryshme të qarkut, kanë ndikuar në përkeqësimin e kushteve të qarkullimit dhe për pasojë në shtimin e rrezikut të aksidenteve.

Qarkullimi në akset rrugore të Elbasanit vijon të jetë i vështirë dhe kërkohet kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, sidomos në segmentet me kthesa dhe pamje të kufizuar. Autoritetet rrugore kanë bërë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe uljen e shpejtësisë, veçanërisht në kushtet e motit të keq.

aksidente automjeteve Elbasan kombetar plagosur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

30 shoferë të arrestuar, Policia Rrugore e Tiranës: Vijojnë kontrolle intensive me dronë, radarë dhe kamera

16:43 / June 16, 2025

U martua me 13-vjeçaren dhe u bënë me fëmijë, Dritson Kurti fiton lirinë

16:24 / June 16, 2025

I arrestuari iku nga Komisariati, pezullohen 3 efektivë

15:04 / June 16, 2025

Tiranë/ Fëmija 9-vjeçar përfundon i plagosur në spital, i ra në kokë sendi që hodhi nga ballkoni i pallatit 20-vjeçarja!

13:44 / June 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.