TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Paralajmërimi: Ndërhyrja ruse mund të rindezë luftën në Ballkanin Perëndimor

17:27 / May 26, 2022

Putin rrit pensionet dhe pagat minimale, tenton të zvogëlojë ndikimin e konfliktit në ekonomi

17:09 / May 26, 2022

UEFA falenderon kryeqytetin për finalen e Conference League

17:09 / May 26, 2022

Erjon Braçe kujton zgjedhjet e 26 majit: Dua të harroj, por kufoma kriminale nuk më lë

16:57 / May 26, 2022

Alibeaj e zgjodhi anëtar të Komisionit për Reformën Zgjedhore, reagon Oerd Bylykbashi

16:53 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Shëndeti

Dy arsyet pse rritet kolesteroli, mjekja e njohur: Ushqimet që ndikojnë menjëherë në uljen e tij

15:08 / May 9, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Hiperkolesterolemia (kolesteroli i lartë) është pra pikërisht ajo gjendje e cila i referohet shifrave të rritura të nivelit të kolesterolit në gjak dhe mund të vijë për dy arsye:

1-Si pasojë e ushqyerjes jo të shëndetshme

2-Për shkak të çrregullimeve gjenetike.

Kolesteroli i rritur në gjak shoqërohet gjithashtu edhe me elementë të detajuar të kolesterolit, që janë liopoproteinat, të cilat ne i ndajmë thjesht në kolesterolin e mirë/ lipoproteinat me densitet të lartë apo HDL që quhet kolesteroli i mirë apo kolesteroli mbrojtës, dhe kolesteroli i lipoproteinave me densitet të ulët apo LDL, që quhen kolesteroli i keq dhe që është përgjegjës për aterosk lerozën apo sëmundjen e artereve në përgjithësi.

Cilat janë ushqimet që ndikojnë në rritjen e kolesterolit?

Gjithnjë thuhet që yndyrnat shtazorë janë kontribuues të rëndësishëm për rritjen e vlerave të kolesterolit në gjak dhe këtu futen: mishi i kuq (kontribuuesi më i rëndësishëm), produktet e qumështit (djathi, gjalpi), bulmetrat në përgjithësi kontribuojnë në rritjen e kolesterolit në gjak. Ndërkohë që proteina që vjen nga peshku apo mishi i bardhë, janë më të tolerueshëm.

Po ushqimet që ndikojnë në uljen e tij?

Janë mjaft ndihmëse ato ushqime që ne i quajmë antioksidues shumë të mirë. Tek yndyrnat përderisa ka yndyrna të cilat janë të domosdoshme për organizmin, ne preferojmë apo zgjedhim për shembull në gatim vajin e ullirit i cili është një ndër yndyrnat më të shëndetshme, pra që asisilohet mirë në organizëm.

Janë të këshilluara të gjitha llojet e perimeve, zarzavateve, ushqimet e pasura me fibra, frutat e thata, sigurisht të gjitha të konsumuara në një masë të shëndetshme.

Trajtimi?

Së pari është shumë e rëndësishme të dimë se cila është arsyeja e rritjes së kolesterolit, ndaj në një individ që konstatojmë vlera të rritura të kolesterolit në gjak, së pari vlerësojmë arsyen.

Përpiqemi të gjejmë nëse kjo është për pasojë të një jetese apo ushqyerje jo të shëndetshme , dhe nëse rezulton kështu, sigurisht që këshilla fillon me ushqyerjen e shëndetshme, me rritjen e aktiviteti fizik, por nëse kemi të dhëna që kjo dislipidemi është për arsye të çrregullimeve gjenetike, atëherë përpos jetës së shëndetshme mjekimi është i domosdoshëm.

Sigurisht edhe kur hiperkolesterolemia apo rritja e kolesterolit në gjak nuk është për arsye gjenetike, shpesh përveç dietës së shëndetshme këshillohet edhe mjekimi. Statinat janë ulësit kryesor të kolesterolit në gjak. Ka disa lloje medikamentesh brenda grupit të statinave dhe sigurisht këtu është mjeku që zgjedh dozën, kohëzgjatjen dhe mënyrën e ndjekjes.

(Kolesteroli i lartë, rreziku dhe lidhjet me sëmundjet e tjera.)

Të reja të fundit për sa i përket trajtimit?

Në trajtimin e kolesterolit në gjak, brenda grupit të statinave apo ulëseve të yndyrnave në gjak, gjithnjë ka patur preparate të reja të cilat përpos faktit që ulin kolesterolin në gj ak, presupozohet që të rejat të jenë të tilla që të minimizohen sa më shumë efektet anësore. Pra risitë janë formulat e reja brenda grupit të statinave apo ulëseve të yndyrnave në gjak.

Si mund të parandalohet?

Veçanërisht në personat e predispozuar, pra ata që kanë këto çrregullimet gjenetike apo sëmundje në moshë të re, të arterieve koronare apo arterieve në përgjithësi, padyshim që vlerësimi fillon në moshë sa më të re dhe sigurisht janë individë që këshillohen më në detaje për sa i përket faktorëve të riskut në përgjithësi.

Pra jetesa e shëndetshme, rritja e aktiviteti fizik, ulja e konsumit të alkoolit, ndërprerja e duhanpirjes janë këshillat e zakonshme./Mjeke kardiologe, Anila Rexha

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

COVID-19 kundrejt lisë së majmunëve, flet shefi ekzekutiv i Pfizer

23:11 / May 25, 2022

Mjekët dhe infermierët protestojnë para ministrisë: Kemi 3 muaj që s’jemi paguar

11:55 / May 25, 2022

Asnjë humbje jete nga COVID, regjistrohen 58 qytetarë të infektuar në 24 orë

18:38 / May 24, 2022

Pyetje-përgjigje: Si përhapet lija e majmunëve dhe sa të rrezikuar jemi

12:30 / May 24, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

UEFA falenderon kryeqytetin për finalen e Conference League

17:09 / May 26, 2022

Erjon Braçe kujton zgjedhjet e 26 majit: Dua të harroj, por kufoma kriminale nuk më lë

16:57 / May 26, 2022

11-vjeçari plagoset me armë zjarri në Pukë, transportohet në spital

16:45 / May 26, 2022

Rama falenderon punonjësit e shërbimeve publike: I zbardhën faqen Shqipërisë

16:31 / May 26, 2022
Te fundit

Paralajmërimi: Ndërhyrja ruse mund të rindezë luftën në Ballkanin Perëndimor

17:27 / May 26, 2022

Putin rrit pensionet dhe pagat minimale, tenton të zvogëlojë ndikimin e konfliktit në ekonomi

17:09 / May 26, 2022

UEFA falenderon kryeqytetin për finalen e Conference League

17:09 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.