Një refugjate 18-vjeçare nga Ukraina raportohet se është përdhunuar nga dy burra në bordin e një anijeje-hotel që Gjermania kishte vënë në dispozicion të evakuimeve nga lufta.
E reja akuzon se ishte përdhunuar nga dy burrat njëri pas tjetrit në anijen hotel Oscar Wilde, të cilët janë arrestuar tashmë për sulmin e 6 marsit, shkruan e përditshmja gjermane Bild .
Anija raportohet se përvec klientëve me pagesë kishte marrë dhe rreth 25 refugjatë ukrainas që i largoheshin luftës në Ukrainë.
Të larguarit nga Ukraina janë kryesisht gra e të moshuar dhe shqetësimet kanë qenë në rritje për mbrojtjen e tyre nga trafikantët njerëzorë që tentojnë t’i kthejnë në viktima shfrytëzimi.
Rasti është të paktën i dyti përdhunim i adoleshenteve ukrainase pas arrestimit të një burri në javën e kaluar në Poloni i dyshuar se sulmoi seksualisht një 19-vjeçare ukrainase që i largohej konfliktit.
