Trajneri i përfaqësueses Shpresa, Alban Bushi, do të ketë dy futbollistë cilësorë më pak në dispozicion për ndeshjen e javës së ardhshme kundër Kosovës në kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe. Pas mungesës së emrave si Selmani, Kumbulla e Selahi që kanë kaluar në përfaqësuesen A, Shpresat humbin dy emra të tjerë cilësorë, kandidatë për të luajtur titullarë në këtë sfidë.
FSHF bëri të ditur se Xhakomo Vrioni dhe Agim Zeka, nuk do të ishin pjesë e përfaqësueses kuqezi për këtë grumbullim. Sipas informacionit zyrtar, si Vrioni, ashtu edhe Zeka, kanë pësuar dëmtime me skuadrat përkatëse në kampionat e si rrjedhojë e kishin të pamundur që të jepnin kontributin e tyre për këtë sfidë. Vrioni ishte edhe në listën e pritjes të përfaqësueses A e për shkak dëmtimi nuk mund të bëhet pjesë e saj nëse trajneri Reja do të kërkojë lojtarë për t’ia bashkuar grupit në ditët në vijim.
Në mungesë të tyre nuk do të thirren emra të tjerë për t’i zëvendësuar, pasi në fazën ofensive trajneri Bushsi ka emra të tjerë shumë cilësorë në përbërje si Kallaku, Kolaj, Broja apo Bullari. /