Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dy kandidatë për drejtor të RTSH, Zhupa: U shkel ligji

19:19 / January 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
475207576 1146665203492252 5808162035235994175 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të përgjithshëm. Për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, me votim të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad-Hoc, u arrit ky rezultat:

Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër, një votë e pavlefshme.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, deputetja e PD-së Ina Zhupa thotë se çmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret. ”Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Çfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë. Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH”.

Postimi i plotë

Çmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH, skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret! Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin. Nuk ekziston në ligj votim për tu futur apo jo në votim! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore! Ku e kanë gjetur në ligj metodën e skualifikimit kur plotëson kriteret ligjore? Skualifikimi eshte kur nuk plotëson kriteret, ndryshe je në garë.

Me vendim antiligjor skualifikohen:
Laureta Roshi
Kliton Rama
Floriana Paskali
Eni Vasili
Harilla Koçi
Enrik Mehmeti
Flamur Buçpapaj
Ermal Hoxha

Të 8 duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo-Shpuza që kaluan “votimin”. Çdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votoj një kandidat kë preferon sipas platformës dhe aftësive por ska asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore.

Thjesht mos e voto per drejtor! Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore.

Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë. Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH!

RTSH zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.