Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dy klube italiane vihen pas një sulmuesi të ri shqiptar, FSHF mbetet në vëzhgim

08:33 / May 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan abazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli zviceran vazhdon të nxjerrë në pah talente të shumtë shqiptarë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura jo vetëm në këtë vend, por edhe në kampionate më presitgjioze, si ai italian. Emri më i fundit është sulmuesi Luan Abazi, për të cilin kanë shfaqur interes klube të Serisë A.

Djaloshi 18-vjeçar është pjesë e skuadrës së U18 të St. Galen dhe me të ka treguar një formë të admirueshme, duke shënuar 9 gola në 12 ndeshjet që ka luajtur në kampionatin e U18 ku merr pjesë ekipi i tij. Kësisoj, qendërsulmuesi ishte golashënuesi i dytë më i mire i këtij kampionati. Një paraqitje që ka rënë në sy të ekipit të parë, aktualisht kryesues i kampionatit zviceran, por jo vetëm atij.

Kështu, VIP Sport ka mësuar se për lojtarin kanë shfaqur interes klubet e Sasuolos dhe të Kievo Veronës, të cilat do të dëshironin ta bënin atë pjesë të akademive të tyre e pse jo, të ekipit të parë. Negociatat vazhdojnë e pritet që të merret një vendim për të ardhmen e tij gjatë kësaj vere.

Lojtari deri tani ka veshur fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke luajtur me ekipin U18 të saj. Ndërkaq, FSHF mbetet në vëzhgim nga larg e nuk ka bërë asnjë hap konkret për të kontaktuar e siguruar një futbollist i cili duket se premton për të ardhmen, edhe pse shpeshherë nga institucioni deklarohet se i kanë dhënë përparësi futbollistëve të rinj nga Maqedonia e Veriut për t’i bërë pjesë të përfaqësueseve kuqezi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.