Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy kriteret e konkurimit për maturantët

16:45 / January 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
filologjiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe përgjatë vitit të ri akademik 2022-2023 përzgjedhja e fituesve të rinj në degët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë do të zbatohet në dy kritere, që kanë të bëjnë me mesataren e studimeve të shkollës së mesme, si dhe mesataren e arritur në provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje të Maturës Shtetërore.

Sipas vendimit të marrë nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në lidhje me kriteret e pranimit për vitin e ri akademik për këtë fakultet, vlerësohet se renditja do të bëhet nëpërmjet pikëve që çdo maturant dhe kandidat tjetër do të sigurojë nga vlerësimi i këtyre dy mesatareve. Ndikimin vendimtar do e ketë mesatarja e shkollës së mesme nëpërmjet të cilës garuesit do të sigurojnë 80 për qind të pikëve, ndërsa mesatarja e provimeve të maturës vlerësohet me 20 për qind të ndikimit.

“Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës mesme vlerësohet me 80 për qind të peshës në shpalljen e fituesve të rinj. Llogaritja e kësaj mesatareje bëhet nga shumatorja e notave të marra në çdo lëndë të zhvilluar përgjatë tre viteve të shkollës së mesme, në raport me numrin total të lëndëve të zhvilluara. Ndërsa nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e provimeve të Maturës Shtetërore vlerësohet me 20 për qind. Kjo mesatare llogaritet nga shumatorja e notave të marrë në secilin provim, në raport me numrin e provimeve të zhvilluara”, sqarojnë autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë në lidhje me kriteret e pranimit që do të realizohen përgjatë vitit të ri akademik.

Konkurimi për kuotat e reja të 2022 në këtë fakultet do të zhvillohet në 5 programe të ndryshme studimi që janë: Histori, Gjeografi, Gazetari, Gjuhë letërsi, si dhe Arkeologji. Në programet e studimeve të ciklit të parë të këtij fakulteti do të mund të konkurojnë të gjithë kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5, teksa në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” që japin akses në programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë do të mund të garojnë kandidatët që kanë mesatare nga nota 7.5 e më lart. Nota mesatare për konkurim në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve: mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2022, si dhe të maturave të shkuara.

Maturantët kanë përfunduar tashmë me plotësimin e dy formularëve atij A1 dhe A1Z, ku dhe kanë përcaktuar lëndët që do të japin si provime të detyruara dhe lëndën që do të japin si provim me zgjedhje përgjatë këtij viti. Në ndihmë të përgatitjes së maturantëve për provimet e këtij viti janë shpallur edhe programet orientuese të çdo lënde, në të cilat përcaktohen temat që do të kenë ndikimin më të madh në numrin e pyetjeve që do të jenë pjesë e tezave të provimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.