Dy makina janë djegur në qytetin e Vlorës duke marrë flakë në parkimin ku ndodheshin. Si pasojë një mjeti tip Smart është djegur plotësisht ndërsa makina tjetër një tip Volksvagen plotësisht.
NJOFTIMI I PLOTE
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volksvagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
