Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku e pyeti Edi Ramën se përse nuk po funksionin drejtësia e re me personat që janë shpallur në kërkim për Inceneratorët. Rama tha se drejtësia e re i ka dhënë frytet e para pasi dy ministra të qeverisë janë pas hekurave.
“Dhe dy persona janë në kërkim. Këto janë faktet e drejtësisë së re. Vendimet herë do na pëlqejnë s’do na pëlqejnë. I ka gjithë dhimbjet, kostot por është mirë që kushdo që merret me politikën dhe me shtetin, mund të shkojë në drejtim të ditur. Për ata që janë në kërkim do me thënë që drejtësia e re i kërkon. Se kur do kthehen nuk ua them dot se është sekret i grupit të strukturuar kriminal”, tha Rama.
Tabaku: Nuk është krenari që dy ministra atë qeverisë janë në burg. Nuk ka kryeministër tjetër në botë që merret me çdo deputet të opozitës, përveçse dy ministra janë në burg. Kryeministri heq përgjegjësinë Nuk duhet të kishte dhënë dorëheqjen kryeministri pasi dy ministra kanë përfunduar në burg?
Rama: Ky nuk është objekt i hetimit. Jam i lumtur që më bëhet kjo pyetje. Jam i detyruar t’iu filloj duke iu heq nga goja atë që nuk duhet ta merrnit në gojë. Ju mund ta thoni nuk është krenari të shkosh në burg, kur të jesh duke bërë ndonjë recitim. Nuk thash asgjë tjetër përveçse atë që u mundova ta ilustroj me rastin tuaj konkret. A jeni ju krenare për Sali Berishën, për gjithë atë kohë që iu ka udhëhequr. Për aq shumë sa Berisha iu ka udhëhequr, mësuar ju ka pasur si një nga fëmijët e vet atje. Ju ka formuar. Apo nuk jeni krenare? Është retorike. Po unë them që nuk është krenari të jesh non grata.
