Efektivët e policisë prej mëse dy orësh tashmë po kqyrin dhe krehin zonën përreth ku ndodhi vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi.
Mësohet se arma është gjetur pranë një pallati, dhe mendohet se mund të jetë përdorur për vrasjen e Reçit, i cili u ekzekutua pranë lokalit të tij.
Reçi u qëllua vetëm me një plumb dhe ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje. Tashmë shpresat janë që arma e krimit të çojë në identifikimin e autorëve, ndërsa thuhet se vrasja është kryer nga profesionistë.
